Emisionin Jamais Vu M. Nanoja e nis me një paraqitje të shkurtër të mysafirit të radhës; paraqitje e cila mbështetet në përgjigjet që ky, mysafiri, ua ka dhënë disa pyetjeve të thjeshta, që ia ka bërë mikpritësi para se të niste emisioni.
Vjet, kur isha në Tiranë, shkova edhe unë i ftuar në Jamais Vu, dhe më bëri përshtypje që, mes pyetjeve paraprake standard, ishte edhe njëra nëse e kisha zakon apo jo të shihja, në TV, filma shqiptarë të para 1990-ës.
Përshtypje s’më bëri aq pyetja, sa implikimi i saj; dhe pikërisht se paska shqiptarë, pak a shumë të kategorisë sime, që sot zbaviten (edhe) duke riparë filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”.
Kur më zuri syri sot 