Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Oliver Jens Schmitt’

nga Ina Arapi

KasperltheaterDeri para pak ditësh faqja zyrtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës hapej me deklaratën e akademikëve Hivzi ISLAMI dhe Pajazit NUSHI mbi zgjedhjen e historianit Oliver J. Schmitt si anëtar i jashtëm i ASHAK-ut. Më ra në sy se përmendet përsëri një Albanien Institut dhe z. Schmitt si përgjegjës i tij. Sipas deklaratës edhe z. N. Malcom ka thënë për z. Schmitt se “Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. Ky është instituti i vetëm i dedikuar që me devotshmëri të studioi në mënyrë serioze çështjet albanologjike jashtë tokave shqiptare“. Të gjithë e dimë vlerën e një instituti, prandaj nuk ka se si të mos na ngrohet zemra kur mësojmë se paska një të tillë edhe për Shqipërinë. Fatkeqësisht kjo nuk është e vërtetë.

(more…)

Read Full Post »

Që prej botimit të librit Skënderbeu dhe pas polemikave që e shoqëruan botimin, historiani zviceran Oliver Jens Schmitt, profesor i Historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës, ka shërbyer si kokë turku për të gjithë historianët amatorë të kombëtarizmit shqip, të cilët e kanë parë si burimin potencial të çdo të lige që mund të thuhet për shqiptarët në histori.

Libri i tij i fundit, Shqiptarët: Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit, i botuar nga K&B, 2012 me përkthimin e Ardian Klosit, kish kaluar disi në heshtje, po të mos ishte kujtuar gazeta Tema, me një lajm që rimerrte, në mënyrë krijuese, një njoftim për këtë libër, të gazetës austriake Der Standard, të datës 14 janar 2013.

(more…)

Read Full Post »

Në librin e tij me titull Skënderbeu i shpërfytyruar – nga një historian zviceran dhe disa analistë shqiptarë (Botimet Dudaj, Tiranë 2009), akademiku dhe historiani i mirënjohur Kristo Frashëri polemizon gjatë me tezat e historianit Schmitt dhe qëndrimet e shprehura nga disa analistë johistorianë në mass mediat shqiptare, gjatë debateve që shoqëruan botimin e monografisë “Skënderbeu” të autorit zviceran.

(more…)

Read Full Post »

Më në fund më mbërriti libri “Skënderbeu” i Oliver Jens Schmitt-it, dhe i gjeta arsyet, ndoshta “arsyet”, pse Gjon Kastriotit i është sllavizuar emri në Ivan.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: