Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Perëndimi’

një përqasje filozofiko-historike

Kjo seri e vogël shkrimesh mbi dy të dhëna themeltare (vend dhe kohë) që na për-kufizojnë si individë, më shumë se shteruese, është një përqasje grishëse që synon të gjenerojë debat rreth çështjeve të parashtruara. Ngasja, apo ngacmimi për të shkruar diçka të tillë fillimisht ka qënë një kureshtje e kahershme e imja, për të hedhur më shumë dritë mbi kalimin e njerëzimit nga moduli i mendimit pagan, në atë monoteist. Për shtjellimin më poshtë, adoptoj përqasjen e Stelios Ramfos, filozofit të mirënjohur grek  - por idetë e tij i shikoj të vendosura në një kontekst më të përgjithshëm, dhe akoma më të përshtatshëm për lexuesit shqipfolës.

(more…)

Read Full Post »

A është europiane Greqia? Is Greece European? Kësaj pyetjeje kërkon t’i përgjigjet Robert D. Kaplan, me një analizë gjeopolitike të botuar këto ditë në stratfor.com.

Nëse Greqia është apo jo europiane, kjo çështje nuk është se nuk më le të fle natën; meqë unë vetë nuk kam dyshim se Greqia është po aq europiane sa edhe Irlanda ose Estonia.

Megjithatë, pyetja e Kaplan-it dhe sidomos përgjigjja e tij kanë interes, për të kuptuar mënyrën si mund t’i përgjigjen të tjerët, sot dhe nesër, pyetjes nëse është apo jo Shqipëria europiane.

(more…)

Read Full Post »

Le të kthehemi, mendërisht, në fund të viteve 1980, ose në prag të kolapsit të Europës Lindore dhe fitores, relativisht të pagjak, të modelit Perëndimor (kapitalizëm + treg i lirë + demokraci) të zhvillimit ndaj atij Socialist.

Elitat e të gjitha llojeve, në Shqipëri, ishin bindur tashmë se sistemi i deriatëhershëm kishte dështuar; dhe se e vetmja rrugëdalje ishte afrimi me Perëndimin. Nëse kishte vonesa dhe ngurrime, këto kishin më tepër të bënin me përgatitjet e një pjese të elitave për të shpëtuar kokën ose, më mirë akoma, për ta mbajtur pushtetin edhe gjatë tranzicionit.

(more…)

Read Full Post »

Dy kultura që bëjnë tregti me njëra-tjetrën ose shkëmbejnë sende dhe ide, presin – për shkak të vetë barazisë themelore që instauron çdo marrëdhënie shkëmbimi si e tillë – që sendet dhe idetë e shkëmbyera të ruajnë pak a shumë të njëjtën vlerë përdorimi gjatë kalimit nga njëra kulturë në tjetrën. Nëse unë prodhoj parfum dhe ta shes ty, atëherë unë pres që ti ta përdorësh mallin tim për t’u parfumuar, jo për të trembur insektet ose për të ndezur zjarr; nëse ti prodhon miell dhe ma shet mua, atëherë ti pret që unë me miellin tënd të bëj bukë, jo ta përdor si ingredient të llaçit në ndërtim.

(more…)

Read Full Post »

Kur dy kultura gjenden përballë njëra-tjetrës, në një hapësirë natyrshëm të strukturuar për komunikim; por mes tyre ka një mur, një barrierë ose një filtër që këtë komunikim e pengon, ose e përçudnon, ose ia redukton kompleksitetin deri në zhurmë, atëherë nuk mbetet veçse dëshira – lakuriqe.

Shqiptarët e dëshironin Perëndimin, siç dëshiron njeriu të ardhmen ose të mbetet gjallë; në kuptimin filozofik, bota përtej ‘murit’, e përftuar si alternativë e së përditshmes këndej, funksiononte edhe si vendi gjeometrik i sublimes, së mirës dhe hijeshisë estetike.

(more…)

Read Full Post »

Ka antropologë që kontaktin e një kulture relativisht të prapambetur me një kulturë relativisht të përparuar – sa i përket teknologjisë në të gjitha shfaqjet e saj – do ta analizonin si një formë të arkeologjisë së të ardhmes: kultura më e prapambetur përballet me të ardhmen e vet dhe ka shans ta eksplorojë atë. I ngjashëm me këtë është edhe koncepti i future shock, i përpunuar nga Alvin Toffler*.

Historia globale e komunikimit mes kulturave shkruhet si variacione rreth së njëjtës temë: kulturat inferiore rrëgjohen, pësojnë kolaps ose edhe zhduken krejt, në përpjekjet për t’iu përgjigjur kulturave superiore; madje edhe kur këto të fundit kanë pasur synime relativisht beninje ndaj të parave. Gjasat janë që kolapsi të vijë si efekt objektiv i vetë kontaktit mes kulturave, jo synim i palës më agresive, ose më predatore.

(more…)

Read Full Post »

Në prag të viteve 1990, Shqipëria besonte se hapja ndaj Perëndimit dhe përqafimi i mënyrës perëndimore të jetesës do të ofronin zgjidhje të sigurt dhe të shpejtë për të gjitha problemet madhore që po përjetonte vendi.

Në vija të trasha, kjo hapje konsistonte në adoptimin e një kushtetute të re që të njihte pluralizmin, votën e lirë dhe ndarjen e pushteteve; në sanksionimin e të drejtave të njeriut dhe pronës private; rikthimin e institucioneve fetare dhe ripërtëritjen e fesë; themelimin e tregut të lirë dhe përshpejtimin e përpjekjeve për integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare – duke filluar nga Bashkimi Europian dhe NATO-ja.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë një vizite në Shkodër, ku përuroi një Qendër të Informimit të Bashkimit Europian, kryeministri Berisha deklaroi publikisht:

Ne jemi kombi i vetëm, i cili mbështet mbi 95 përqind integrimin europian. 3-4 përqind janë ata flakëvënësit që nuk kanë të ardhme në Shqipëri. Një komb i vogël si i yni nuk mund të ketë parajsë tokësore më të bukur e më të mirë se Bashkimi Europian, për të ndërtuar të ardhmen e tij.

Edhe pse i tërë fjalimi i kryeministrit kullon retorikë boshe, ky pasazh tërheq veçanërisht vëmendjen edhe në lidhje me çfarë thuhet pikërisht.

(more…)

Read Full Post »

Ka tekste që, edhe të shkëputura, fragmente tekstesh më të gjata, dorëshkrimesh dhe librash, mjaftojnë për të rikrijuar tërësinë kulturore prej nga kanë ardhur, njëlloj si ADN-ja që teorikisht do t’i mjaftonte biologut për të rindërtuar një organizëm në laborator, ose një eshtër paleontologut, për të rikrijuar një skelet dhe identifikuar organizmin që e ka pasur.

(more…)

Read Full Post »

Një incident i përcjellë sot nga agjencitë e lajmeve të bën të pyesësh nëse të drejtat civile të individit mund të pajtohen me gjendjen e luftës.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: