Posted in Antropologji, Sociologji, Totalitarizëm, Urbanistikë, tagged arkitektura totalitare, Bulevardi i Madh, parlamenti, Piramida, publiku, qendra e Tiranës, qytetari, Tirana on August 20, 2011 |
1 Comment »
Për ndërtesat e arkitekturës moderniste kanë thënë se nuk i mbijetojnë dot destinimit të tyre, në kuptimin që ka një lidhje të pazgjidhshme, pothuajse fatale, mes funksionit të tyre të paramenduar dhe ekzistencës së tyre në qytet. Një burg i ndërtuar sipas preceptit modernist, nuk përshtatet dot në spital; as një supermarket në hotel ose galeri artesh.
Tani, nëse kjo vlen edhe për Piramidën tonë në Tiranë, objekt i kaq e kaq debatesh dhe instrumentimesh politike, varet nga shumë faktorë – duke filluar që nga natyra moderniste e ndërtesës, e cila mund të diskutohet gjatë. Por që Piramida e ka humbur funksionalitetin e vet fillestar, të qenët muzé ose mauzoleum i Enver Hoxhës, për këtë të gjithë biem dakord. Sikurse biem dakord që kjo ndërtesë publike nuk u është përshtatur dot kushteve të reja, duke mbetur më shumë e zbrazët në vite, sesa e mbushur – me njerëz, veprimtari dhe ide.
(more…)
Like this:
Like Loading...
Read Full Post »