Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘politika’

A mund të interpretohet politikisht çështja gay? Besoj se po, madje do të thosha se leximi politik është i pashmangshëm, meqë propozimi për martesat midis homoseksualëve mori forcë pikërisht në selinë e Kryeministrisë dhe meqë nuk është ndonjë çështje “e shtruar për zgjidhje” për shoqërinë shqiptare.

Read Full Post »

A duhet mbrojtur historia me ligj?
E formuluar kështu, pyetja tingëllon absurde, edhe pse shumë klasa dhe grupe, anembanë botës, e mbështetin pushtetin dhe supremacinë e tyre mbi versione të miratuara të narrativave historike, prandaj edhe çdo qasje kritike ndaj këtyre narrativave do ta konsideronin, vetvetiu, si akt armiqësor.

Read Full Post »

TEATRI I HIJEVE

Nëse, siç jam përpjekur të vë në dukje në dy shkrimet paraardhëse, çmenduria është një shkallë më lartë se idiotësia, dhe dija është një gradë më lartë se çmenduria, atëherë përfundimi logjik, edhe pse kundërintuitiv në dukje, është se idiotësia është një gradë më lartë se dija.

Read Full Post »

[material i dërguar nga Ba Bái si koment, por që më duket se e meriton të dalë si shkrim më vete. Xh2]
Partitë politike në Shqipëri kanë konsideratë mjaft të lartë për dialogun; e megjithatë ai të cilin përdorin më tepër si mjet komunikimi me Tjetrin, qoftë ky aleat, partner apo kundërshtar, është MONOLOGU.

Read Full Post »

Gjatë një vizite që ia bëri “rajonit juglindor” në mars 2008, kreu i shtetit shqiptar Bamir Topi “konstatoi toponime të huaja”, për të cilat kërkoi ndryshime të shpejta. Siç njoftoi në atë kohë Panorama:

Read Full Post »

Lajmet e këtyre ditëve të fundit për eksperimentin që do të kryhet së shpejti në Zvicër në një përshpejtues të nëndheshëm grimcash subatomike (Large Hadron Collider), më kujtuan rolin e rivlerësuar të vrojtuesit ose të eksperimentuesit në shkencën moderne.

Read Full Post »

Entuziastët e ekonomisë së tregut të shpjegojnë se sa më shumë të përhapet një produkt i konsumit të gjerë, aq më shumë i ulet kostoja relative. Kjo vlen edhe për shërbimet që kanë të bëjnë me risitë teknologjike, p.sh. Interneti, ose telefonia celulare, ose kompjuteri personal.
Po këta entuziastë shpesh të shpjegojnë edhe se teknologjizimi i [...]

Read Full Post »

Nëse teknologjia, e martuar me mendësinë dhe pasionet voyeuriste, i fut në krizë raportet midis privates dhe publikes, kjo shpie jo në ndonjë triumf të tejdukshmërisë (glasnost), siç mund të shpresojnë optimistët, por përkundrazi, në ngadhënjim të sekretit si teknikë e administrimit të pushtetit.

Read Full Post »