Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘populizmi’

Në një shkrim të ngjashëm me serinë e shkrimeve në PTF BOTË PARALELE (I, II, III), Fatos Lubonja shkruan tek Panorama duke e parë krahasimisht gjendjen politiko-sociale në Shqipëri, me atë të vendeve fqinje Greqi dhe Itali. Në këndvështrimin e Lubonjës, del në pah mungesa e forcave të majta. Dhe këto të konfiguruara në mënyrë të tillë që t’i kundërvihen, sipas Lubonjës – sistemit.

(more…)

Read Full Post »

Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, ishte parulla popullore e fillimviteve 90′. Një masë e madhe shqiptarësh atëherë, u dukën shumë të ngutur për t’u bërë vetë evropianë, ky perceptim krijohej tek i shihje varur në anijet që linin vendin drejt Perëndimit. Armata e këtyre këmbësorëve të bindur për të ikur, shëmbëllehej në shprehjen e famshme: sikur Adriatiku të ngrijë, me çorape leshi e në Itali. Një shenjë prej qiellit pritej vetëm, a dy, për t’ia mbathur - frazë që përligjte këmbësorinë dhe zellin e trajtimit të çështjes, atëherë…

Po tani? Pas 22 vjetësh, ndodhemi në një krejt tjetër ambjent. Shqipëria akoma e tranzicionit si shenjim i mosfunksionimit institucional, gjen tek vetja një tjetër pikëpamje për temën Evropë. Ata këmbësorë të atëhershëm të ikur, ua kanë lënë vendin shigjetarëve vendas që po e shënjestrojnë Evropën nga larg, ndërsa publiku është akoma konfuz për të. Nuk mund t’a mohojë kush se ka një tjetër trajtim nga brezi i të rinjve të atëhershëm në këta të kohës së sotme. Ka rrjedhur shumë ujë vërtet, megjithëse Adriatiku nuk ngriu ndonjëherë këto 22 vjet.

(more…)

Read Full Post »

Debati për heqjen e imunitetit parlamentar, si në çdo rast, mund të shihet nga pikëpamje të ndryshme. Deri tani ka mbizotëruar këndvështrimi politik, që e zhvendos përplasjen për imunitetin në qerthullin politik.

(more…)

Read Full Post »

Ky është një nga ato slogane që tingëllojnë si të AKZ-së, por në të vërtetë, kërkimet e mia në Internet (e pranoj, fare të shpejta), nuk ma konfirmuan këtë.

Përkundrazi, e gjeta tani së fundi të thënë e të përsëritur, në dy fjalime të Berishës.

Më parë, në një fjalim përshëndetës, për çeljen e veprimtarive të 100-vjetorit të Pavarësisë, ku kryeministri shqiptar tha:

Në çdo rrethanë, çdo kohë e çdo furtunë qëndruam së bashku, thellë në zemrën në aspiratën e shqiptarëve qëndron parimi një komb një qëndrim. Asgjë nuk mund të ndajë dhe të copëtojë shpirtin e një kombi, trupin po, por shpirti është një i pandarë. Shpirti i një kombi është liria e tij dhe është e pandarë, ndaj lavdi Zotit ne vijmë sot të lirë në këtë sallë, sepse qëndruam së bashku [...]

(more…)

Read Full Post »

Për AKZ-në, si ngjyrë të re në spektrin e politikës shqiptare kemi folur dhe do të kemi rast të flasim sërish.

Sa herë mendoj për këtë lëvizje, e shoh veten të ndarë më dysh: (1) nga një anë nuk pajtohem dot me identitetin e saj të shpallur si parti kombëtariste, që ka në krye të programit të vet bashkimin kombëtar dhe çështje të tjera të dashura për të djathtën nacionaliste; meqë mbetem i mendimit se “kombëtarizmi” duhet t’i karakterizojë të gjitha partitë politike – kryesisht në trajtat e gatishmërisë për shërbim publik; se asnjë forcë politike nuk mund ta monopolizojë atë, pa ngjallur dyshime të forta për demagogji dhe populizëm; (2) nga ana tjetër, e kuptoj se, sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste.

(more…)

Read Full Post »

RIKTHIMI I VARGUT

Ka kohë, ndoshta muaj, që redaktorët e “Shekullit” i kanë bërë vend, në rubrikën e opinioneve, një poeti satirik, Arben Dukës.

Faqja e sotme e gazetës online afishonte plot dy poema nga ky autor, i cili edhe paraqitej me dy foto të ndryshme.

Poemat merren me çështje të politikës së ditës, duke ndjekur një traditë të vjetër në publicistikën shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Në kontekstin e diskutimeve rreth çështjes Pango vs. Top Channel, m’u kujtua një rast i ndodhur në Suedi, për të cilin kam dëgjuar vite më parë (për fat të keq, nuk e gjej dot tani referencën).

Siç dihet, në Suedi dhe në përgjithësi në vendet skandinave, opinioni publik është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rrezikut të ndotjes elektromagnetike – shtyllat e tensionit të lartë, telefonia celulare, etj.

(more…)

Read Full Post »

Nga një lajm i këtyre ditëve mësova se disa zyrtarë të lartë të Kosovës kanë deklaruar pasurinë e tyre, mes të cilëve edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili paska një pasuri prej afërsisht 1.5 milion eurosh dhe kryetari i kuvendit Jakup Krasniqi prej rreth 1 milion euro, ndërsa disa ministra të rëndësishëm nuk e kapin dot milionshin.

(more…)

Read Full Post »

Instituti Alb-Shkenca i ka dërguar këto ditë një letër Presidentit të Klubit Real Madrid, Florentino Pérez, për t’i kërkuar që një pjesë e pagesës prej 2.5 milion eurosh, që do t’i bëhet këtij klubi nga firma shqiptare Taçi Oil si shpërblim për një ndeshje miqësore me një ekip futbolli shqiptar (“Gramozi” i Ersekës), të përdoret për të ndihmuar viktimat e përmbytjeve në Shqipërinë e Veriut.

(more…)

Read Full Post »

Dua t’i kthehem sërish diskutimit të çka ndodhi në parlamentin shqiptar pak ditë më parë; dhe pikërisht show-t të kryeministrit Berisha, i cili, duke iu drejtuar një plateje miratuese dhe, në fund, duartrokitëse, iu drejtua kryetarit të PS-së dhe shefit de facto të opozitës Rama, për t’i kujtuar, ndër të tjera, ndodhi të ndryshme dhe incidente nga e kaluara, mes të cilave më të rëndat kanë të bëjnë me gjyqin e tij të divorcit, këtu e gati 20 vjet të shkuara.

(more…)

Read Full Post »

 

Pati shumë reagime në mediat shqipe, për mënyrën si iu drejtua lideri i partisë në pushtet kundërshtarit të vet gjatë një fjalimi në Shkodër javën që shkoi. Komentuesve u tërhoqi vëmendjen banaliteti i fjalëve të përdorura, por edhe vulgariteti i njerëzve që qeshën dhe duartrokitën, së bashku me dy fëmijët ornamentalë në tribunë, që ngritën gishtat në formë V-je, sikur ua tërhoqën duart nga lart me fije.

(more…)

Read Full Post »

BUKE E ZEZE

Barack Obama i fitoi zgjedhjet si kandidat i Partisë Demokrate, jo si përfaqësues i racës së zezë; duke shpalosur një program të qendrës së majtë të cilin e pranuan shumica e amerikanëve, jo ndonjë program racist supremacist të bojëkafe, të kuq, ose ngjyrë preshi. Por duket se disa e paskan shumë të vështirë ta konsiderojnë presidentin e ardhshëm të SHBA si diçka më tepër sesa zezak. Në të vërtetë, edhe po të mbash parasysh stereotipet raciale që qarkullojnë për zezakët, nuk ka asgjë tipike “zezake” tek Obama, me përjashtim të pamjes. (more…)

Read Full Post »

Skema e përgjithshme e marrëdhënieve midis publikut, parive dhe mass mediave në Shqipëri mund të përmblidhet në formulën e mëposhtme: paritë vjedhin, “populli” është viktimë e politikave të këqia dhe të dështuara, mediat demaskojnë paritë dhe mbajnë anën e publikut.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: