Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘Presidenti i Republikës’

Të enjten që shkoi, Panorama botoi një analizë të Denar Bibës (“Kujt i duhet presidenti”) për çështjen e Presidentit të Republikës – si çështje politike, por edhe si çështje kushtetuese.

Meqë momenti kur do të zgjidhet Presidenti i ri po afrohet, palët debatuese duken të përqendruara kryesisht në procedurën e zgjedhjes në Parlament, në raport edhe me çfarë u përcaktua nga ndryshimet kushtetuese të paradokohshme, të cilat praktikisht ia dhuruan pushtetin – të tre pushtetet – ekzekutivit.

(more…)

Read Full Post »

Mësojmë nga shtypi se Presidenti i Republikës, Bamir Topi, është shprehur hapur për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri dhe për të ardhmen e tij pas mbarimit të mandatit të tij. Për pikën e dytë nuk mund të thuhet shumë, përveç urimeve më të përzemërta në adresë të Presidentit Topi për suksese të mëtejshme në fushën politike.

(more…)

Read Full Post »

Dita e sotme ishte relativisht më e qetë se të tjerat, sa i përket krizës institucionale dhe politike në Tiranë; në kuptimin që lufta mes institucioneve u zhvendos nga plani politik në planin semantik.

Në një deklaratë për mediat, këshilltari ligjor i Presidentit Topi, Spiro Peçi, replikoi me një deklaratë të mëparshme të Kryetarit të Komisionit Hetimor Parlamentar, Eduard Halimi, sipas së cilës Komisioni, në bazë të Nenin 14, germa “b” të Ligjit Për komisionet hetimore ka të drejtë të thërresë titullarë institucionesh për pyetje dhe të kërkojë dokumente ose informacione zyrtare prej tyre.

(more…)

Read Full Post »

Shkruaj edhe ti një gjë, më tha dikush përpara dy tri ditëve. “Po ç’të shkruaj”, thashë me vete, prapë për Berishën?

I.

Komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit është antiligjor nga që i përvetëson kompetencat një organi tjetër të një pushteti tjetër. Gjykata Kushtetuese është shprehur dy herë në lidhje me konfliktin institucional midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ku në të dyja rastet ka konstatuar, se hetimet e Prokurorisë nuk mund të jenë objekt i punës së një Komisioni Hetimor Parlamentar. Kjo është e shkruar edhe në kushtetutë aq qartë, që vetëm një lopë nuk do të mund të mos e kuptonte dot.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: