Për lajmin e vezës, që u përhap me shpejtësinë e vetëtimës, shkrova praktikisht në kohë reale (PTF, 21 shtator 2012). Ditën kur delegacioni i kryesuar nga kryeministri Berisha, shkoi në drekën e shtruar nga homologu italian Monti, gazetat në linjë njoftuan me të madhe se makina e kryeministrit Berisha ishte qëlluar me vezë. Sipas këtij lajmi, kishte qenë dikush nga aktivistët e Aleancës Kuqezi, që protestonin me pankarta në duar, që e qëlloi shefin e qeverisë shqiptare me vezë.
Posts Tagged ‘protesta’
OMËLETË APO SYZE?
Posted in Komunikim, Media, tagged AKZ, aleanca kuqezi, Berisha në Romë, etika e përgjegjësisë, etika në media, Irida Cami, korrespondetja Top Channel, lajme, pasqyrimi i realitetit, përgjegjësia e mediave, protesta, protesta kundër kryeministrit, protestat, Shqiptari i Italisë, Top Channel, veza on September 28, 2012 | 4 Comments »
ËMBËLSIRË E HIDHUR
Posted in Diaspora, Komunikim, Media, tagged AKZ, aleanca kuqezi, Berisha në Romë, etika në media, lajme, protesta, protesta kundër kryeministrit on September 21, 2012 | 7 Comments »
Në këto minuta që po shkruajmë, gazetat shqiptare online po ziejnë nga lajmi sipas të cilit makina e kryeministrit Berisha është qëlluar me vezë në Itali. Sipas këtij lajmi, një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar me pankarta në duar kundër delegacionit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili po shkonte në drekën e shtruar nga kryeministri italian Monti.
PËRTEJ RENDIT PUBLIK
Posted in Sociologji, tagged hashashi, kanuni, Lazarati, Marie Cuku, protesta, rendi publik, shoqëria civile, shteti dhe territori on June 17, 2012 | 14 Comments »
Vranë një 17-vjeçare në Dukagjin: Marie Cuku quhej. U tha se e vranë “për gjak” ose “me Kanun”, së bashku me gjyshin e saj.
Natyrisht, Kanuni sot është katandisur në një motivim publik të çdo vrasjeje për motive të dobëta: në Mesjetë thonin se më bëri Djalli që të vras ose të vjedh; këta tani e kanë zëvendësuar Djallin me Kanunin, aq më tepër që ky i fundit tingëllon si më fisnik ose më kombëtar.
MOS NA I SHQITNI SYTË
Posted in Antropologji, Media, tagged amësia, FEMEN, feminizmi, maskilizmi, pornografia, protesta, topless on June 9, 2012 | 2 Comments »
Nuk po kalon ditë pa një protestë femrash të zhveshura nga mesi e lart.
Dje kish një të tillë në Montreal; sot një në Varshavë. Nesër kushedi ku. Kudo ku ndodh diçka, aq e rëndësishme sa të tërheqë vëmendjen e mediave, do të shfaqen edhe këto zhonglere të gjëndrave të qumshtit, për t’ua mbushur kartat e memories kamerave të medias voyeuriste.
PUSHTO PANDËSHKUESHMËRINË
Posted in Politikë, tagged kriza ekonomike, kriza financiare, mosbindja civile, Occupy Wall Street, OWS, protesta on October 11, 2011 | 5 Comments »
Occupy Wall Street (OWS), një lëvizje studentash që po bëhet disa javë që tashmë ka marrë momentum, përpara se të jetë lëvizje politike, me një manifesto politik, apo program ekonomik, si ç‘kërkojnë që të jetë masmediat dhe interesat e korporatave që këto masmedia përfaqojnë, është në rradhë të parë një lëvizje etike.
Të shqetësuar nga pandëshkueshmëria që gëzon një elitë ekonomike globale, kjo masë njerëzish ka vendosur të zaptojë sheshet publike në formën e mosbindjes civile, dhe pa nevojën e ndonjë udhëheqësi, apo ndonjë platforme politike, kanë vendosur që nuk do të thyhen deri sa për gabimet e papërgjeshme dhe tafmane e këtij ekzekutivi ekonomik barra as mos t’i hidhet sistemit në total, e rrjedhimisht të gjithëve, dhe as asaj shumice që nuk bën pjesë në këtë elitë.
ALIBI TË RREZIKSHME
Posted in Politikë, tagged dëshmia e rreme, dhuna, dhuna policore, dhuna shtetërore, gjyqi popullor, Komisioni Hetimor Parlamentar, protesta, publiku, spektatorët, teatri i politikës on February 6, 2011 | 11 Comments »
Komisioni hetimor i grupit parlamentar të PD-së ua ka rikthyer qytetarëve shqiptarë modelin e gjyqeve popullore. Funksioni i këtyre lloj gjyqeve është dyfish. Nga njëra anë këto gjyqe, duke mos pasur ndëshkueshmëri të rreptë ndaj dëshmive të rreme, funksionojnë si makinë propagandistike, gjë që nga ana tjetër justifikon dhe legjitimon funksionin e dytë të tyre, dhunën policore të ushtruar nga shteti.
PAZOLINI NË TIRANË
Posted in Sociologji, tagged demonstrata, dhuna, dhunë, lulet, manifestimi, Pier Paolo Pazolini, protesta, protesta para kryeministrisë on January 21, 2011 | 30 Comments »
Trazirat e sotme në Tiranë përbëjnë, midis të tjerash, edhe një kurth të përsosur për çdo lloj arsyetimi apo deklarate. Një farë vrime e zezë që e përthith mendimin dhe e vërvit kushedi se ku, kur nuk shuhet në heshtjen e mosarsyes.
SOT NË TIRANË
Posted in Komunikim, Politikë, tagged berisha, dhuna verbale, institucionet, ligjërimi politik, ligjërimi publik, manifestimi popullor, protesta, Rama on January 21, 2011 | 47 Comments »
Të gjithë pak a shumë e pamë se çfarë ndodhi sot në Tiranë; të gjithë gjithashtu pyesim edhe se çfarë do të ndodhë.
Sikurse çdo ngjarje historike, edhe protesta e sotme, fund e krye me natyrë politike, i pati viktimat e saj sakrifikale, ose njerëz deri dje anonimë, që me vdekjen e tyre dashur pa dashur u shndërruan në shenja ose simbole të të pakthyeshmes, rreth të cilave do të koagulohet diskursi politik shqiptar gjatë muajve, në mos viteve që do të vijnë.
KUSH DËSHTON?
Posted in Politikë, Sociologji, tagged terrorizmi, protesta, dhuna, dështimi i shtetit, dështimi i komunitetit, Zizeku on July 17, 2010 | 53 Comments »
Në kuadrin e debatit tonë për raportin midis shtetit dhe dhunës si përgjigje ndaj dështimit të shtetit, Lulian Kodra më referoi te një analizë e Zizek-ut, në librin “Dhuna” (përkthyer nga Arbër Zaimi dhe botuar në blogun Saktivista), ku ndër të tjera përmenden edhe trazirat e vjeshtës 2005 në periferitë e qyteteve të mëdha në Francë, veçanërisht në Paris.
URIA E GREVЁS
Posted in Politikë, tagged greva, greva e urisë, grevistët, jo dhuna, Pannella, protesta on May 14, 2010 | 1 Comment »
Sido që të përfundojë historia e grevës së urisë në Bulevardin e Tiranës, ngado që të rreshtohen të drejtat historike, vetëm një gjë nuk mund të mohohet: konceptit i grevës së urisë si mjet politik ndër shqiptarë nuk do të jetë ai i mëparshmi.
ME LOT NË SY
Posted in Media, tagged manipulimi nga mediat, protesta on June 22, 2009 | 7 Comments »
Gazin lotsjellës e kam provuar katër herë.
Herën e parë, diku afër Mulletit, gjatë një zbori të plogët në pragvere në fund të viteve 1970; pasi na dhanë urdhrin të vinim maskat kundërgaz, na futën njërin pas tjetrit në një çadër fushore ku kishin çliruar një sasi të vogël klorpikrine. Brenda në çadër, në gjysmerrësirë, duhej të kryenim disa veprime standard me maskën, madje edhe ta hiqnim krejt e të mbanim frymën për 30 sekonda.
SAKRIFICA DHE HERONJ
Posted in Totalitarizëm, tagged anonimiteti, Jan Palach, Kadareja, protesta, sakrifica, totalitarizmi on May 30, 2009 | 32 Comments »
Sakrifica individuale si mesazh ndaj publikut, popullit, shtetit ose institucioneve gjithnjë përfaqëson një dilemë morale; edhe pse heronjtë gjithnjë i admirojmë dhe përpiqemi t’ua sjellim brezave të rinj si role models, askush nuk shpreson vërtet se këtyre brezave mund t’u kërkohet, seriozisht, që të sillen heroikisht në rast nevoje.

