Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘qendra e Tiranës’

nga Xhabyni

Shtysa për këtë shkrim u bë takimi rastësor me një turiste të huaj, e cila kishte ndalur mu përballë Sahatit të Tiranës (kështu kam dëgjuar tim gjysh dhe tim atë ta quajnë atë ndërtesë) dhe po vështronte qetësisht ndërtesën dhe atë çka ishte shkruar në krah të saj. Pasi më pyeti fillimisht nëse mundet ta ndihmoja dhe t’i jepja ndonjë ide mbi Tiranën dhe se çfarë mund të vizitonte, ajo u tregua e gatshme që për rreth tridhjetë minuta të dëgjonte disa fjalë të pakta mbi qytetin tim të lindjes.

Për t’u njohur me qytetin nuk duhet shumë kohë, sepse gjithçka që ti duhet të shohësh apo më saktë gjithçka që ka mbetur ende gjallë dhe mund të shihet, gjendet brenda një perimetri të vogël. Fjala vjen, në bulevardin “Dëshmorët e kombit” sheh thuajse gjithë historinë e Tiranës: një xhami të vjetër e periudhës osmane, një kala e një shtëpi të një familjeje me peshë në Tiranë, godina të regjimit fashist, godina të regjimit komunist dhe po kështu viktima të regjimit post-komunist.
(more…)

Read Full Post »

Kësaj pyetjeje s’i përgjigjem dot menjëherë; ndoshta ka, ndoshta jo; por gjithsesi, nuk do t’i referohesha ashtu një zone urbane të cilën të gjithë vijojnë ta quajnë “qendër” për faj më tepër të një inercie gjuhësore dhe psikologjike.

Sheshi Skënderbej këto ditë është duke iu kthyer publikut, premtim-gjelbërimit dhe sidomos veturave që i vijnë rrotull, karusel për fëmijë të rritur. Megjithatë, kaq nuk mjafton, që ai truall ta meritojë emrin dhe titullin që e ka pasur dikur.

(more…)

Read Full Post »

Vera e këtij viti e gjeti të ashtuquajturën Piramidë nё qendёr tё debatit publik, i cili u zhvillua me tone tejet tё ashpra e pёr njё kohё relativisht tё gjatё. Pavarёsisht se diskursi publik u nyjёtua larmishёm, duke filluar nga pikёpamja historike deri tek ajo urbanistike, vorbulla e ballafaqimit tё ndezur e çoi drejt e nё vrimёn e zezё tё politikёs. Nga ajo vrimё mendimet e ndryshme dilnin rregullisht njёpёrmasore, njёngjyrёshe, monotone, sepse e humbnin veçorinё e interpretimit, individualizmin, sinqeritetin, duke u sintetizuar bardhёezi me ngritjen ose uljen e gishtit ndaj prishjes ose jo tё Piramidёs. Nё qoftё se ligjёratёn publike do ta pёrfytyronim gjeometrikisht, Piramida erdhi e u pёrftua si njё gur kufitar, si njё mur ndarёs midis kampeve armike, si njё vijё demarkacioni ushtarak.

(more…)

Read Full Post »

Për ndërtesat e arkitekturës moderniste kanë thënë se nuk i mbijetojnë dot destinimit të tyre, në kuptimin që ka një lidhje të pazgjidhshme, pothuajse fatale, mes funksionit të tyre të paramenduar dhe ekzistencës së tyre në qytet. Një burg i ndërtuar sipas preceptit modernist, nuk përshtatet dot në spital; as një supermarket në hotel ose galeri artesh.

Tani, nëse kjo vlen edhe për Piramidën tonë në Tiranë, objekt i kaq e kaq debatesh dhe instrumentimesh politike, varet nga shumë faktorë – duke filluar që nga natyra moderniste e ndërtesës, e cila mund të diskutohet gjatë. Por që Piramida e ka humbur funksionalitetin e vet fillestar, të qenët muzé ose mauzoleum i Enver Hoxhës, për këtë të gjithë biem dakord. Sikurse biem dakord që kjo ndërtesë publike nuk u është përshtatur dot kushteve të reja, duke mbetur më shumë e zbrazët në vite, sesa e mbushur – me njerëz, veprimtari dhe ide.

(more…)

Read Full Post »

Blendi Fevziu mediton, në Panorama, për të ardhmen e godinës së ish-muzeut “Enver Hoxha” e që zakonisht njihet si “Piramida”.

E ndërtuar pas vdekjes së diktatorit, në një nga vendet më të spikatura të qendrës së Tiranës, Piramida mbeti hapësirë jetime pas vitit 1990, aq sa sot ka filluar deri edhe të rrëgjohet.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: