Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘reforma drejtshkrimore’

Në vijim të këtij diskutimi për analfabetizmin funksional, ka nja dy aspekte që do të doja t’i vija në dukje veçan.

Së pari, shtrirja. Për arsye të mirënjohura dhe kryesisht sociologjike, mendoj se kjo “sëmundje” ose “sindromë” ka kapur më shumë popullsinë me prejardhje nga veriu, se atë jugoren; dhe më shumë shqiptarët e Kosovës, se ata të Shqipërisë.

Meqë arsyet i mirënjohura shumë do të m’i keqkuptojnë, po i cek këtu shkurt: masa e madhe e popullsisë që ka jetuar në fshat ose me prejardhje rurale, niveli i ulët i shkollave në Veri (dhe humbja e të paktën dy brezave në Kosovë, për shkak të persekutimit serb dhe luftës), mungesa e qyteteve me traditë në Veri (veç Shkodrës), që të shërbejnë si katalizatorë të alfabetizimit.

(more…)

Read Full Post »

zanorja ëHistoria e shkronjës “ë” ka mbetur ende pa shkruar. Si fillluan polemikat për dobishmërinë e saj? Si u rreshtuan palët në këtë betejë epokale? Cilat ishin arsyet që e dobësuan deri në zhdukje totale? Pas kaq vitesh, historiografët dhe historianët e gjuhës, ende të angazhuar me çështjet madhore kombëtare, nuk e kanë thënë fjalët e vet. Ndërkohë, ne që merremi me rrëfenja diçka mund të tregojmë për “ë”-në, pa mëtuar t’i vëmë vulën njërës prej historive më të pabesueshme të alfabeteve botërore.

Përderisa lufta e Trojës filloi për punë femrash (Helena), përderisa lufta e parë botërore plasi nga atentati kundër arqidukës Ferdinand në Sarajevë, nuk ka përse të habitemi që perëndimi i shkronjës “ë” filloi me hyrjen e kompjuterit në shoqërinë shqiptare. Edhe zjarret gjigante fillojnë nga një shkëndijë. Në rastin tonë shkëndija lindi nga fërkimi i gishtave nëpër tastierë. Çdo luftë e ka një casus belli, pak a shumë dinjitoz.

(more…)

Read Full Post »

Ky shkrim te Shekulli jepte të dhëna reth disa sugjerimeve për ndryshime në drejtshkrimin ekzistues të shqipes, prej Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe.

Jam i bindur se të gjitha sugjerimet janë me vend, dhe të arsyetuara mirë; edhe pse për disa mund të gjenden lehtësisht kundërargumente. Gjithsesi, anëtarët e Këshillit janë profesionistë të padiskutueshëm të fushave të tyre dhe e dinë për çfarë flasin.

E megjithatë, duke lexuar edhe kritikën e Memushajt në krye të shkrimit, por në bazë edhe të disa konsideratave tona këtu në PTF që nuk kemi pse t’i rimarrim, të habit miopia e këtyre burrave të mençëm të shqipes.

(more…)

Read Full Post »

Deri më sot, ata që kërkojnë ta reformojnë drejtshkrimin, pavarësisht nga sa dhe si do të bëhen këto reforma, e mbështetin pozicionin e tyre me argumente kryesisht të natyrës gjuhësore: parimi fonetik, evoluimi i gjuhës, nevoja për thjeshtim dhe lëmim, e kështu me radhë; ndërsa ata që e kundërshtojnë reformën si të tillë, ose të paktën mendojnë se reforma nuk mund të kryhet në këtë moment, sjellin argumente më shumë të natyrës kulturore dhe sociologjike, kur nuk kuturisen në ad hominem.

Nëse kjo ndarje qëndron, atëherë debatin e kanë fituar tashmë të dytët; sepse çështja e drejtshkrimit dhe e reformës drejtshkrimore nuk është çështje gjuhësore, por kulturore dhe sociale; dhe ata që e parashtrojnë dhe shtjellojnë si çështje gjuhësore, ose nuk dinë për çfarë po flasin, ose janë në keqbesim.

(more…)

Read Full Post »

40381691Kam shkruar edhe më herët për gjuhë, ose më mirë kultura moderne ku reformat e drejtshkrimit kanë dështuar, madje edhe kur kanë qenë fare të kufizuara në fushën e zbatimit; ose kur kanë qenë të studiuara me themel, si në rastin e gjermanishtes tani së fundi.

Pse dështojnë reformat drejtshkrimore?

Ndoshta kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem dot menjëherë, ose pa konsideruar më parë përgjigjen për një pyetje të përkundërt: cilat reforma drejtshkrimore kanë pasur sukses në kohët moderne?

(more…)

Read Full Post »

Është hapur sërish debati për rishikimin e drejtshkrimit të shqipes; debat që e kam zët  t’i kthehem këtu në blog, pa përsëritur veten; por edhe pa folur nuk mund të rri.

Kryesorja në këtë mes është që nismëtarët e reformës drejtshkrimore duhet patjetër të sqarojnë, publikisht, disa premisa, mbi të cilat të mund të diskutojmë më tej, pa rrezikuar të sillemi rrotull si kali në lëmë.

(more…)

Read Full Post »

A ka nevojë sot shqipja e njësuar për reformë drejtshkrimore?

Unë besoj se po – sikurse e kanë vënë në dukje kolegë të shumtë para meje, drejtshkrimi i shqipes, i sanksionuar në Kongresin Drejtshkrimor të vitit 1972, mund të thjeshtohet dhe të përmirësohet nga pikëpamja funksionale.

Natyrisht, këtu flasim vetëm për drejtshkrim, ose për atë sistem rregullash, pak a shumë arbitrare, që kodifikojnë marrëdhëniet midis formës së shkruar dhe formës së folur të gjuhës; dhe jo për normën gramatikore, e cila është diçka tjetër (p.sh. paskajorja etj.); as për bazën dialektore të shqipes standard.

(more…)

Read Full Post »

Më poshtë po përcjell përfundimet zyrtare të konferencës shkencore me temë “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, që u mbyll sot, para pak orësh.

(more…)

Read Full Post »

Sot, më 28 nëntor 2010, përfaqësues të 22 akademive të spanjishtes anembanë botës miratuan njëzëri versionin e ri të drejtshkrimit të kësaj gjuhe.

Ndër shqiptarë, një akt i tillë do të ishte përfshirë në të ashtuquajturat “ndryshime të standardit”; ndërkohë, koordinatori i projektit, Salvador Gutiérrez Ortóñez refuzon deri edhe të përdorë fjalën “reformë”, për të karakterizuar këtë ndërmarrje të nevojshme.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: