Shqiptaro-amerikani Mark Kosmo, nëpërmjet një letre të botuar këto ditë në mediat, ka vënë në dukje një anomali statistikore serioze në rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në Tiranë.
Nuk ka nevojë të jesh ndonjë ekspert në statistikë, për ta kuptuar argumentin e autorit, i cili, në thelb, mund të reduktohet kështu:
Në popullatën prej 250 000 votash që u numëruan rregullisht për Tiranën, shpërndarja e votave për Ramën, përkatësisht Bashën, ishte 50%-50%.
Përkundrazi, në mostrën prej 256 votash të hedhura në kuti të gabuara, shpërndarja e votave ishte 67.6% për Bashën dhe 32.4% për Ramën. Si mund të shpjegohet kjo shmangie?
