Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘rishikimi i historisë’

Një mik më ftoi t’i bashkoj firmën time një peticioni që po qarkullon në mediat, kundër rishikimit të historisë së shqiptarëve nga autoritetet akademike në Kosovë, nën trysninë e autoriteteve shtetërore të Turqisë.

Peticioni dhe firmëtarët e deritashëm gjenden këtu.

Kërkesën e refuzova; për arsye parimore, sepse jam kundër grupimit ose tufëzimit të intelektualëve, që veç homogjenizon mendimin në emër kauzash që kinse e përjashtojnë diversitetin dhe pluralizmin; por edhe ngaqë kam përshtypjen se ky presion që u bëhet historianëve të Kosovës, nga qindra pesha relativisht “të rënda” të mendimit bashkëkohor shqiptar, është njëlloj kundërprodhues sa edhe presioni nga cilido burim tjetër, përfshi këtu edhe vetë autoritetet shtetërore të Turqisë.

(more…)

Read Full Post »

Debatet për rishikimin e historisë, që i kemi përjetuar edhe këtu në blog, kanë ngritjet dhe uljet e tyre, baticat dhe zbaticat. Megjithatë, ndërsa historianët ende nuk merren vesh se çfarë duhet rishikuar dhe si, në të tjera sfera të kulturës historia është rishkruar tashmë.

Dhe këtu s’kam parasysh veprën e një Schmitt-i, e cila u prit me aq nervozizëm nga historianë dhe ideologë që historinë vërtet do të donin ta rishkruanin, por jo ashtu si zvicerani.

(more…)

Read Full Post »

Do t’u kthehem edhe një herë polemikave të para pak javëve, në lidhje me termin e saktë që do të karakterizonte marrëdhëniet e Perandorisë Osmane me arbërit, përkatësisht shqiptarët: pushtim apo sundim?

Çështjen e kemi ndriçuar mirë, ndër të tjera edhe këtu në blog, pavarësisht nga pozicionet e njërit dhe të tjetrit; dhe pavarësisht se ndonjëri parapëlqen të flasë për administrim dhe jo sundim, ndërsa ndonjë tjetër për pushtim vetëm.

Për mendimin tim, çfarë ka mbetur ende relativisht e pasqaruar, ka të bëjë me kuptimin e termit pushtim, si emër veprimi, i ardhur nga folja pushtoj.

(more…)

Read Full Post »

Prej ditësh po vlon debati në mediat rreth mënyrës si trajtohet Perandoria Osmane dhe periudha e sundimit osman në tekstet tona shkollore të historisë.

Megjithëse në debat marrin pjesë historianë profesionistë dhe të tjerë intelektualë të shquar në fushat e tyre, niveli i shkëmbimeve lë për të dëshiruar, meqë pjesëmarrësit duket sikur parapëlqejnë ta likuidojnë problemin duke pretenduar se nuk ekziston.

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Përpara disa javësh zjarri shkrumboi vegjetacionin modest në malin e Taraboshit dhe vendi i dytë në Evropë për ritmet e rritjes ekonomike, sipas një legjende qeveritare, e përballoi sfidën natyrore në pritje të ndërmjetësimit hyjnor. Dëmi ekonomik dhe ekologjik si gjithmonë nuk shqetëson autoritetet përkatëse dhe as masën, e deri këtu nuk kemi përse të skandalizohemi. Mirëpo, kur vëren se Mali i Zi, një shtet demografikisht më i vogël se Tirana, pa rritjen ekonomike të Shqipërisë, madje i banuar tërësisht nga “malokët” – duke huazuar një etiketë standarde –, zotëron avionë të posaçëm në shuarjen e zjarreve, nuk mund të mos argëtohesh nga pretendimet e flirteve nacionaliste mbi superioritetin tonë etnik, që aktualisht gumëzhijnë nëpër media, e gjithashtu nuk mund të mos trishtohesh nga memoria e paraardhësve tanë të cilët luftuan përgjatë ngjarjeve historike të konsumuara në urën kohore mes shekujve XIX dhe XX, që ato shkrepa të ishin shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Thirrjet për rivështrim të historisë po i dëgjojmë prapë së fundi, së bashku me reagimet disiplinore ndaj tyre; por dukuria vetë nuk përfaqëson ndonjë risi në vazhdën e debateve kulturore mes shqiptarëve; meqë e ndesh që në fillimet e përpunimit të vetëdijes kombëtare gjatë Rilindjes.

Këtë herë zjarrin e indinjatës e rindezi një kërkesë e qeverisë turke për ndryshim të teksteve shkollore të historisë në Republikën e Kosovës; edhe pse kjo kërkesë u shërbeu, në fakt, vetëm si pretekst të njëjtave palë që i njohim tashmë, për t’i formuluar edhe një herë e me shkronja të mëdha pozicionet e tyre dhe krekosjet morale.

(more…)

Read Full Post »

Tema e “Skënderbeut” të Schmitt-it nuk ka qenë e vetmja e diskutuar në faqet e Shekullit këto ditë, meqë çështje të ngjashme janë rrahur edhe në lidhje me artikullin e Auron Tares për pikturën shkëmbore të Trenit, të cilin e kemi analizuar edhe këtu në blog.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: