nga dr. Ina Arapi (Vjenë)
Jashi është një qytet universitar në verilindje të Rumanisë dhe kryeqendra e krahinës së Moldovës, 20 km larg kufirit me Republikën e Moldovës dhe rreth 400 km larg Bukureshtit. Ka rreth 320.000 banorë duke qenë kështu qyteti i tretë për nga madhësia në Rumani. Universiteti i Jashit është i pari universitet në Rumani, por sot këtu ka disa universitete si për shkencat teknike, ashtu dhe për mjekësinë e shkencat shoqërore. Pra universitetet janë biznesi kryesor në Jash, do të thoshte dikush në kohën tonë. Sigurisht: sa levizje ka për shkak të tyre, sa njerëz venë e vijnë, sa paguajnë ata. Megjithatë unë mendoj se shpenzimet për t’i mbajtur duhet të jenë shumë më të mëdha. Jo vetëm ndërtesat në gjendje të shkëlqyer, por edhe procesi mësimor me specialistë të klasit të parë, aktivitete shkencore etj. Taksa paguajnë vetëm një pjesë e studentëve sipas një sistemi të caktuar, i cili ka për qëllim t’i stimulojë ata të arrijnë rezultate sa më të larta.

