Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘shkenca’

Ekspertët, intelektualët dhe publiku – kësaj teme i jemi kthyer më se një herë në blog.

Teksa figura e intelektualit, në skenën e tanishme të debatit publik shqip, është përdhosur disi nga abuzimet që janë bërë me të dhe sidomos nga pozat dhe protagonizmi i kandidatëve të ndryshëm për titullin e “intelektualit të popullit”, figura e ekspertit e ka ruajtur disi prestigjin, meqë për publikun eksperti ende konstituohet si njeriu që di, ose në zotërim të një dijeje të specializuar, të cilën e vë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

(more…)

Read Full Post »

Për dy gishtërinjtë e Galileo Galilei-t që kanë përfunduar në Muzeun e Historisë së Shkencës në Firenze të Italisë, së bashku me një dhëmb të shkencëtarit  kam shkruar më parë, qëkur drejtori i atij muzeu lajmëroi se i kishte blerë gishtërinjtë në një ankand.

Me atë rast mësova se një vertebër e Galileo-s ruhet në Universitetin e Padova-s, ku Galileo-ja ka dhënë mësim për shumë vjet.

(more…)

Read Full Post »

ZARET E STATISTIKËS

Në tetëvjeçare, na patën mësuar një citat të Marksit ose të Maos: “çdo shkencë arrin përsosmërinë kur fillon të përdorë matematikën,” ose diçka të ngjashme.

Në kohët e sotme, për një numër të madh punëtorësh të mendjes, ky citat do të duhej rishkruar, duke e zëvendësuar matematikën me statistikën.

(more…)

Read Full Post »

TERSI NË FIZIKË

Shpesh ndesh në artikuj, në revista ose botime popullarizuese të shkencës, ku analizohet e ashtuquajtura “fizikë e fantashkencës”, ose mundësitë që teoritë dhe teknologjitë e përshkruara në një roman, tregim, ose film të atij zhanri të kenë ndopak shans për t’u realizuar ose vërtetuar.

(more…)

Read Full Post »

gjarpriNjë artikull dje në The New York Times të bën të mendosh sa e ka ndyrë paraja private botën e shkencës së aplikuar dhe të teknologjisë – që përndryshe pretendon se sundohet nga disiplina e pakorruptueshme e arsyes dhe e metodës rigoroze.

(more…)

Read Full Post »

AUTORITARIZMI SHKENCOR

Një artikull i Roger A Pielke Junior, në Spiked Online (The Rise of Scientific Authoritarianism) më bëri të pyes veten nëse shkenca mund të shërbejë e të përdoret si model për veprimtarinë politike; dhe nëse gjykimi i ekspertit teknik ka vetvetiu përparësi ndaj gjykimit ose opinionit të dikujt të zgjedhur nga shoqëria për ta udhëhequr.

(more…)

Read Full Post »

Veprës së artit, p.sh. një busti ose një sonate për piano ose një poeme mund t’i qasesh edhe si të ishte objekt, ta analizosh me metoda shkencore pak a shumë numerike; p.sh. bustin ta peshosh, ose t’ia përcaktosh përmbajtjen kimike ose të zbulosh se nga ç’gurore ka ardhur mermeri ose të shpresosh se mos gjesh gjëkundi ndonjë flok e thua të skulptorit për t’ia zbërthyer menjëherë ADN-në; sonatës t’ia numërosh notat dhe të gjesh përpjesëtimet aritmetike në harmoninë ose emrin e vjehrrës së kompozitorit të fshehur në kontrapunkt; poemës t’i nxjerrësh tipologjinë e vargjeve ose strukturën e rimave ose edhe dendurinë e zanores o e kështu me radhë.

(more…)

Read Full Post »

Për të kuptuar marrëdhëniet e shkencës me opinionin publik ose vendin e shkencës në Zeitgeist ndihmon edhe analiza e prirjeve në letërsinë fantastiko-shkencore, si dhe në kinemanë dhe video-lojërat me temë fantastiko-shkencore, gjatë 50-60 vjetëve të fundit.

(more…)

Read Full Post »

Para pak vjetësh, dhe pikërisht më 15 janar 2004, presidenti amerikan Bush u parashtroi qytetarëve të vet një plan të ri ambicioz për eksplorimin e hapësirës, i cili parashikonte, ndër të tjera, ndërtimin e një baze të përhershme në Hënë dhe organizimin e një misioni me astronautë drejt planetit Mars. Nëse ideja e Bush-it ishte që të ngjallte në publik po aq entuziazëm sa edhe plani i dikurshëm i presidentit Kennedy, për të çuar astronautët amerikanë në Hënë, atëherë mund të thuhet se ishte një ide e llogaritur keq, meqë publiku e priti këtë vizion me kaq indiferencë dhe skepticizëm, sa strategët e public relations të Shtëpisë së Bardhë nxituan që ta heqin nga qarkullimi para se popullaritetit të presidentit t’i shkaktoheshin dëme të tjera të pandreqshme.

(more…)

Read Full Post »

DIJE TE IMAGJINUARA

 

 

E kam ndjekur me kërshëri pritjen që u ka bërë opinioni publik lajmeve për përshpejtuesin LHC (Large Hadron Collider, ose Goditësi i Madh i Hadroneve), afër Gjenevës, në Zvicër.

Ky përshpejtues është, në thelb, një tunel në trajtë kamerdareje biçiklete, me gjerësi prej 3.8 metrash dhe perimetër prej 27 km, i gërmuar në një zonë shkëmbore midis Zvicrës dhe Francës. Tuneli shërben për të përshpejtuar protone deri në shpejtësi të afërta me shpejtësinë e dritës, dhe pastaj për t’i përplasur këto protone të përshpejtuara me njëri-tjetrin. Qëllimi i këtyre eksperimenteve me përplasje është që të verifikohen disa hipoteza në lëmin e fizikës së grimcave subatomike, si dhe të tjera hipoteza dhe teori të fizikës kuantike.

(more…)

Read Full Post »

Para pak kohësh, në këtë blog u përmend gjesti guximtar i një grupi profesorësh grekë, të cilët kanë studiuar përndjekjen e popullsisë çame në Greqi, pas Luftës II Botërore, për të nxjerrë në shesh të vërtetën e shëmtuar të genocidit, të cilën publiku i atjeshëm nuk e njeh, sepse i është maskuar nga propaganda kombëtariste shurdhuese.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: