Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘shkodranishtja’

Gjithsekush lind në një gjuhë, e cila e flet para se ky ta flasë, duke ia hapur dyert e socializimit.

Edhe shqiptari, si rregull, lind në një shqipe të tillë, të cilën në vija të trasha gjithnjë mund ta karakterizojmë si të folme.

Çdo e folme është trajtë e folur e gjuhës; vetëm ashtu ekziston.

Asnjë e folme nuk përkon me standardin, ose shqipen publike të njësuar. Megjithatë, disa të folme janë më afër të standardit, të tjera më larg.

(more…)

Read Full Post »

Meqë jemi në temë, dhe meqë tema duket sikur ngjall interes dhe është, pa dyshim, me interes, duhet të cek edhe një aspekt tjetër të marrëdhënieve mes gegërishtes dhe standardit, në momentin e tanishëm.

Çfarë do të them i kam thënë më parë dhe ndoshta edhe më mirë; por ia vlen të rikujtohen, për ta saktësuar kornizimin e debatit.

Autorët që duan t’ia kundërvënë gegërishten – në çfarëdo forme – standardit, e realizojnë këtë gjakim në mënyra të ndryshme, shpesh të papajtueshme mes tyre.

(more…)

Read Full Post »

Lexova sot, në La Repubblica, se gjykatësi i një procesi kundër ‘ndrina-s ligure, kish kërkuar të thirrej në sallë të gjyqit një ekspert i dialektit kalabrez, për të përkthyer fjalët e të pandehurve, të akuzuar për veprimtari mafioze.

Mundet që këta kalabrezë të mos jenë në gjendje të flasin italishten standard; mundet që të mos duan ta flasin – ligjërimi në sallën e gjyqit duhet vlerësuar edhe për pasojat e veta ligjore.

Megjithatë, imazhi i kalabrezit që përpiqet, por nuk arrin të flasë italishten e përbashkët, më sjell shumë imazhe të tjera në mendje.

(more…)

Read Full Post »

Përplasja e fundit – meqë s’e quaj dot debat – mes Presidentit Topi dhe Kryetares së Kuvendit Topalli, në lidhje me shqipen publike, qytetarinë dhe Shkodrën, është ndjekur me interes nga komentatorët në mediat.

Mes reagimeve të shumta, më tërhoqi vëmendjen edhe një opinion i Artur Zhejit, në MAPO, ku lexova ndër të tjera këtë pohim:

Jozefina është gege. Dhe është krenare për këtë. Dhe e manifeston me mendjemadhësi legjitime krenarinë e saj, për këtë dialekt hyjnor, të persekutuar përdhunisht për 50 vjet. Kjo gjuhë e Skënderbeut, e Nënë Terezës, e Buzukut apo Marin Barletit. Gjuhë e segreguar e at Zef Pllumit, e Koliqit dhe e legjendës së Gjergj Fishtës. Gjuha e Kosovës mistike dhe e Dibrës së Moisi Golemit, gjuha e Mirditës së Kapedanëve, gjuha e Kelmendit të heronjve, gjuha e një patriotizmi dhe shqiptarizmi pa kufij, në besnikëri dhe vetëflijim.

(more…)

Read Full Post »

A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike? Këtë pyetje bënte Ardian Ndreca, në një shkrim të paradokohshëm botuar në MAPO dhe pastaj rimarrë nga ResPublica.

Pyetja është nga ato që, në anglishte, i quajnë loaded, sa kohë që shqipja, në momentin e tanishëm, nuk ka nevojë për një të folme të re publike; por vetëm që, folësit e saj publikë, ta respektojnë.

(more…)

Read Full Post »

Qëkur u botua në fund të viteve 1980, libri i Arshi Pipës me titull The Politics of Language in Socialist Albania pati meritën që ta gjallëronte në mënyrë të jashtëzakonshme debatin për historinë e shqipes së njësuar (standard) në kontekstin e reformave të ndërmarra nga regjimi komunist në Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit XX.

(more…)

Read Full Post »

Shkrimtari Primo Shllaku, drejtor i Institutit të Promovimit të Vlerave në Gjuhë Shqipe, parashtron sot, te Gazeta Shqiptare, qëndrimin e tij në lidhje me standardin ekzistues të shqipes.

Shllaku u kundërvihet jo vetëm të gjithë atyre gjuhëtarëve të cilët gjykojnë se standardi nuk ka arsye të preket, madje edhe vetë konferenca e dhjetorit nuk ka arsye për t’u mbajtur, por edhe atyre të tjerëve, të cilët flasin veç për “meremetime të vogla në fytyrën e standardit, si me thanë, se dikush duhet të marrë nji pickatore dhe, shumë-shumë, të hjekë ndonji qime në vetullën e tij dhe kaq.”

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: