Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘shkrimi i shqipes’

Gjatë një shkëmbimi replikash në FB, për shkrimin tim të mëparshëm, një kolege më kërkoi të bëja diçka për t’i mobilizuar gjuhëtarët, në mbrojtje të shqipes publike.

Kam fatin të njoh shumë gjuhëtarë në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri dhe Kosovë; nuk vë dorën në zjarr për qëndrimet e tyre në lëmin e kulturës së gjuhës dhe të politikave gjuhësore, por për një gjë jam i sigurt: kompetencën e tyre profesionale.

Janë njerëz që i kuptojnë me lehtësi problemet që kam ngritur unë herë pas here; dhe nëse fjala e tyre nuk dëgjohet as shihet më masën e duhur, për këtë shkaqet duhen t’i kërkojmë së bashku.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë i thonë tekstet e historisë së shqiptarëve nxënësit gjimnazist për fillimet e shkrimit shqip?

Të dhënat në këtë rast janë ato që janë, interpretimet janë ofruar prej kohësh, duket sikur autorëve të teksteve s’u mbetet veç të gjejnë një formë sa më të përmbledhur dhe tërheqëse, për t’u shpjeguar nxënësve se pse shqipja u shkrua pikërisht në atë periudhë dhe jo më parë; dhe cilat janë dëshmitë e para të gjuhës sonë me shkrim.

Për fat të keq, orientimi ideologjik i teksteve arrin ta ndërlikojë edhe informacionin historik më të thjeshtë.

(more…)

Read Full Post »

Futja masive e kompjuterit si mjet shkrues, për të zëvendësuar penën, stilografin, stilolapsin dhe makinën e shkrimit ndër shqiptarët, solli një efekt anësor të menjëhershëm: gjymtimin e alfabetit shqip.

Edhe pse ekzistojnë tastiera të modeluara enkas për gjuhën tonë (si harduer dhe softuer), këto mbeten një kuriozitet, sepse nuk kam parë t’i përdorë kush; më anë tjetër, shqipen mund ta shkruash lehtë edhe me tastierën e frëngjishtes, por për arsye të vetëkuptueshme, shqipshkruesit përdorin zakonisht tastiera standard të anglishtes.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: