Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘shqipja totalitare’

Atentatori i Arizona-s Jared Loughner mund të lexohet edhe si një katalog i paranojave që kultivon dhe katalizon Interneti – po të gjykosh nga çfarë ka shkruar e ka thënë, dhe nga gjurmët që ka lënë rreth vetes.

Mes produkteve të kësaj mendjeje të sëmurë, por edhe të sëmurur nga klima e molepsur politike dhe sociale e provincës amerikane, më tërhoqi vëmendjen – natyrisht – obsesioni i tij me gramatikën.

(more…)

Read Full Post »

Sikurse mund të dihet tashmë, Konferenca gjuhësore për shqipen standard, që u zhvillua muajin e kaluar në Durrës, u perceptua nga disa palë si e politizuar, madje edhe për këtë arsye u bojkotua.

Edhe pa u shprehur botërisht, ka qarkulluar “nën banak” ideja se orvatjet për ndryshimin e standardit nuk janë veçse përpjekje të krahut kulturor geg, përkatësisht katolik ose katolikocentrik, tashmë të hipur në pushtet, për të ndryshuar çfarë shihet, prej këtij krahu, si monument ose relikt i një periudhe tjetër, kur raportet e forcave midis gegëve dhe toskëve, Veriut dhe Jugut, përkatësisht katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë ishin të tjera nga sot.

(more…)

Read Full Post »

Ditët e fundit, gjuhëtari Rahmi Memushaj, në një shkrim te Shekulli me titullin “Gjuha standarde, krijesë kombëtare, jo totalitare”, i referohet gjerësisht librit tim Shqipja Totalitare, të botuar në 2009.

(more…)

Read Full Post »

Nga Arbër Shtëmbari

Gjatë regjimit komunist autokritika ka qënë jo vetëm një teknikë e vlerësimit të vetvetes, por në Shqipëri (si në të gjitha vendet e tjera ish komuniste), ishte edhe një kulturë sjelljeje, që e kishte burimin në teorinë marksiste-leniniste. Në Historinë e PPSH, faqe 220, nënvizohej, se «Për të revolucionuar edhe më tej jetën e brendshme në Parti, Kongresi V i PPSH kërkoi thellimin e mëtejshëm të kritikës dhe të autokritikës…”

(more…)

Read Full Post »

Si formë e propagandës totalitare, fletë-rrufeja në Shqipëri u popullarizua në vitet 1960, gjatë fushatës për revolucionarizimin e jetës së vendit.

Në parim, fletë-rrufe mund të shkruante kushdo dhe ta afishonte në vende të caktuara për këtë qëllim; më pas të quajtura “tabela të fletë-rrufeve”, të cilat i gjeje shpesh edhe në vende publike anembanë.

(more…)

Read Full Post »

Libri Shqipja totalitare, botuar në Shqipëri nga shtëpia botuese Çabej në gjerdanin Excipere, u nderua sot me çmimin “Gjergj Fishta” si eseja më e mirë e vitit 2009, në një ceremoni të mbajtur sot në Ministrinë e Kulturës, në Tiranë.

(more…)

Read Full Post »

Dje dhe sot, “Shekulli” botoi një intervistë të Elsa Demos me mua, për librin “Shqipja totalitare”. Intervistën, të plotë, mund ta lexoni edhe këtu.

Më bëri përshtypje numri i madh i komenteve negative, jo vetëm ad hominem dhe ad personam, me të cilat tashmë jam mësuar; por edhe për vetë temën e intervistës dhe çështjet e trajtuara në libër.

(more…)

Read Full Post »

LIBËR I RI

Libri im “Shqipja totalitare” ka dalë tashmë në shitje dhe mund të gjendet të paktën në disa librari të Tiranës. Libri është botuar nga shtëpia botuese Çabej, në gjerdanin Excipere, të drejtuar nga Ledi Shamku-Shkreli, e cila i ka shkruar edhe parathënien.

(more…)

Read Full Post »

Roli i formave dhe mekanizmave të mohimit në shqipen totalitare është vështirë të ndahet nga funksionet retorike të mohimit gjuhësor në përgjithësi, edhe pse ka disa ndërtime specifike që ndeshen veçanërisht shpesh brenda ligjërimit totalitar dhe mund të interpretohen lehtë si të përshtatshme për qëllimet e atij ligjërimi.

(more…)

Read Full Post »

Ligjërimi ballafaques ishte ai lloj ligjërimi totalitar me të cilin folësi i drejtohej tërthorazi armikut të jashtëm, ose atij armiku të cilin regjimi nuk e trajtonte dot njëlloj si armikun e brendshëm, duke e asgjësuar fizikisht ose duke e zhdukur nga sfera publike.

(more…)

Read Full Post »

Njëlloj si korporatat e sotme, edhe totalitarizmi nuk mund ta përfytyronte ekzistencën e vet përveçse si rritje: të prodhimit, të kontrollit, të arrestimeve, të të dhënave ekonomike, të librave të botuar, të popullsisë, të lindjeve, të numrit të nxënësve dhe të studentëve, të traktorëve, të sipërfaqes së tokave të reja, të rimorkiove, të kilometrave të hekurudhës, të rendimentit të grurit. Të marra në vetvete, proceset nuk kishin ndonjë domethënie të tyren, përtej shkallës së akumulimit të rezultateve, të arritjeve, të sukseseve ose të fitoreve – sikurse e kërkonte edhe vetë parimi i përgjithshëm i revolucionarizimit të jetës së vendit.

(more…)

Read Full Post »

E kam përmendur edhe herë tjetër që ligjërimi totalitar dallohet për një përdorim të veçantë të modifikuesve të ndryshëm në fjali, i cili ka të bëjë zakonisht me nevojën për t’ia dhënë thënies rregullisht konotacionin gjithëpërfshirës.

(more…)

Read Full Post »

Në kontekste totalitare, dhënia dhe sidomos përcjellja e urdhrit luajnë rol kyç në riprodhimin e indoktrinimit të masave me idenë se pushteti buron prej tyre dhe u takon atyre.

(more…)

Read Full Post »

Një nga karakteristikat më të qëndrueshme dhe transversale të ligjërimit totalitar është minimizimi i subjektit folës ose i subjektit të thëniezimit, siç quhet ndryshe. Mënyrat dhe teknikat për ta realizuar këtë ishin të ndryshme – që nga përdorimi i vetës së parë njëjës në shumës, te format pavetore të foljeve ose parapëlqimi i ndërtimeve pësore. Mes këtyre mënyrave, trajtim të veçantë meriton adoptimi i të ashtuquajturit rol i zëdhënësit. Me këtë term kam parasysh të gjitha ato instanca kur folësi e reduktonte veten në zëdhënës ose përfaqësues të një grupi, drejtpërdrejt ose tërthorazi.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: