Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘standardi’

Gjithsekush lind në një gjuhë, e cila e flet para se ky ta flasë, duke ia hapur dyert e socializimit.

Edhe shqiptari, si rregull, lind në një shqipe të tillë, të cilën në vija të trasha gjithnjë mund ta karakterizojmë si të folme.

Çdo e folme është trajtë e folur e gjuhës; vetëm ashtu ekziston.

Asnjë e folme nuk përkon me standardin, ose shqipen publike të njësuar. Megjithatë, disa të folme janë më afër të standardit, të tjera më larg.

(more…)

Read Full Post »

Meqë jemi në temë, dhe meqë tema duket sikur ngjall interes dhe është, pa dyshim, me interes, duhet të cek edhe një aspekt tjetër të marrëdhënieve mes gegërishtes dhe standardit, në momentin e tanishëm.

Çfarë do të them i kam thënë më parë dhe ndoshta edhe më mirë; por ia vlen të rikujtohen, për ta saktësuar kornizimin e debatit.

Autorët që duan t’ia kundërvënë gegërishten – në çfarëdo forme – standardit, e realizojnë këtë gjakim në mënyra të ndryshme, shpesh të papajtueshme mes tyre.

(more…)

Read Full Post »

Në debatet për standardin, shpesh dëgjon të sillet edhe argumenti se fëmijët gegë e kanë të vështirë ta përvetësojnë në shkallën e duhur, ngaqë ky është i mbështetur në toskërishten; për pasojë, në gjendjen e sotme të sendeve, këta fëmijë gegë, pasi të rriten, nuk do të konkurrojnë dot me moshatarët e tyre toskë, në hapësirat ku individët vlerësohen sipas meritës.

Argumenti është pasuruar tani edhe me hyrjen masive të faktorit kosovar në skenë; meqë – këtu dhe më poshtë flas në përgjithësi – fëmijët dhe të rinjtë kosovarë përjetojnë po aq, në mos më shumë vështirësi në përdorimin e standardit, duke e telegrafuar qartazi origjinën e tyre krahinore, sapo hapin gojën. Këtë fakt e kanë sjellë edhe në mbështetje të argumentit se standardi i sotëm i shqipes është përjashtues, sa kohë që ‘i lë jashtë’ shumë folës të dialekteve gege.

(more…)

Read Full Post »

Disa njerëz, dhe nuk janë pak, i hakërrehen standardit të shqipes jo se vijnë nga ndonjë fillesë kulturore tjetër, as ngaqë ndihen të ndrydhur në identitetin e tyre gjuhësor, por vetëm ngaqë nuk tolerojnë dot më idenë se mund ta kenë gabim dhe praktikën që dikush tjetër t’ua ndreqë këtë gabim, ose të paktën të ketë të drejtën ose prerogativën t’ua ndreqë.

Kjo dukuri nuk është dhe aq tradicionale, as ka lidhje gjë me shkëlqimin kulturor të gegëve katolikë dje e me komunizmin e toskëve, as me pluralizmin kulturor si kriter për bashkekzistencën paqësore të shqiptarëve, qoftë edhe në një shtet të centralizuar; por lidhet më shumë me përhapjen virale dhe shpesh absurde, pas Luftës II Botërore, të relativizmit si opsion jo vetëm filozofik, por edhe etik, anembanë botës Perëndimore.

Standardi vendos, dashur pa dashur, një hierarki vertikale në gjuhë; dhe më tej se gjuha, në marrëdhëniet shoqërore.

(more…)

Read Full Post »

Lexoj te Shekulli se, sipas një sondazhi të kryer nga Departamenti i Gjuhësisë i Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT, studentët që marrin diplomën e shkollës së lartë nuk zotërojnë as normat elementare të shqipes.

Këtë ne të tjerët e dinim prej kohësh, por është gjithsesi mirë që të thuhet tani edhe në nivel institucional.

Me këtë rast, edhe dekani i atij Fakulteti, Shezai Rrokaj, njoftoi se po përgatitet futja e lëndës së “Kulturës së Gjuhës” në vitin e parë të studimeve të të gjitha fakulteteve të UT.

(more…)

Read Full Post »

Herë pas here lexon shkrime, në gazeta dhe në mediat elektronike, nga autorë që përpiqen të sfidojnë “hegjemoninë” e standardit në shkrim dhe të shkruajnë në ndonjë formë të gegërishtes.

Motivet për këtë janë të shumta dhe si rregull mbeten të padeklaruara; shpesh gegërishtja është për këta autorë një formë e ligjërimit bisedor ose intim, e cila ua bën më të lehtë të shprehen; më rrallë, të shkruarit në gegërishte vjen si deklarim ose pozicionim haptazi ideologjik dhe politik.

Një gjë mbetet, megjithatë, e sigurt: praktikisht asnjë prej këtyre autorëve nuk e ka mësuar ta shkruajë gegërishten në shkollë.

(more…)

Read Full Post »

Përfytyroni dy shahistë, mjeshtra të mëdhenj, që ndeshen për titullin botëror në shah. Përfytyroni edhe sikur njëri prej tyre, deri atëherë kampion, por që po e humbet match-in, të deklarojë se rregullat e shahut tash e tutje duhen ndërruar, sepse nuk po funksionojnë si duhet.

Nuk ka gjasë që të bëhet ndonjëherë një propozim i tillë – dhe aq më pak nga mjeshtra të mëdhenj të përfshirë në matçe titanësh.

Rregullat e lojës janë ato që janë; mund të ndryshohen, por jo për arsye që lidhen me fitoren ose humbjen e këtij apo atij kolosi të mendimit dhe të veprimit shahistik.

(more…)

Read Full Post »

Rastësisht më kapën sytë dje një aforizëm për gjuhën, nga kolombiani Nicolás Gómez Dávila, i njohur ndryshe edhe si Don Colacho.

Politolog konservator dhe reaksionar, Don Colacho admirohet, në mos për etosin e veprës që ka lënë pas, së paku për mprehtësinë dhe qartësinë e mendimit.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë një shkëmbimi replikash në FB, për shkrimin tim të mëparshëm, një kolege më kërkoi të bëja diçka për t’i mobilizuar gjuhëtarët, në mbrojtje të shqipes publike.

Kam fatin të njoh shumë gjuhëtarë në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri dhe Kosovë; nuk vë dorën në zjarr për qëndrimet e tyre në lëmin e kulturës së gjuhës dhe të politikave gjuhësore, por për një gjë jam i sigurt: kompetencën e tyre profesionale.

Janë njerëz që i kuptojnë me lehtësi problemet që kam ngritur unë herë pas here; dhe nëse fjala e tyre nuk dëgjohet as shihet më masën e duhur, për këtë shkaqet duhen t’i kërkojmë së bashku.

(more…)

Read Full Post »

Në kumtesën e saj me titull A JANË TË LIRË TË SHKRUAJNË GJITHË SHQIPTARËT? mbajtur në Konferencën “Gegnishtja sot”, të organizuar nga Instituti për Promovimin e Vlerave në Gjuhën Shqipe, Ledi Shamku-Shkreli u ndal në disa çështje kritike të qasjes së fëmijëve të shkollës ndaj gjuhës së shkruar. Kumtesën, e cila është relativisht e gjatë dhe teknike, e kam ngarkuar në blog dhe mund ta lexoni duke klikuar në linkun më lart; ndërkohë, dua të tërheq vëmendjen tuaj dhe, mundësisht, të nxis një debat në lidhje me pasazhin e mëposhtëm, i cili më duket veçanërisht me interes, në raport edhe me disa tema të cilave u jemi kthyer e rikthyer këtu në PTF.

(more…)

Read Full Post »

Pashë, të regjistruar, një pjesë të intervistës që ia dha Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, Blendi Fevziut këtë javë.

Jo se kisha ndonjë kureshtje të madhe të dëgjoja çfarë kishte për të thënë z. Topalli, sesa për të dëgjuar si do ta fliste ajo shqipen, pas polemikave të fundit në shtyp.

(more…)

Read Full Post »

Qëkur u botua në fund të viteve 1980, libri i Arshi Pipës me titull The Politics of Language in Socialist Albania pati meritën që ta gjallëronte në mënyrë të jashtëzakonshme debatin për historinë e shqipes së njësuar (standard) në kontekstin e reformave të ndërmarra nga regjimi komunist në Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit XX.

(more…)

Read Full Post »

Sikurse mund të dihet tashmë, Konferenca gjuhësore për shqipen standard, që u zhvillua muajin e kaluar në Durrës, u perceptua nga disa palë si e politizuar, madje edhe për këtë arsye u bojkotua.

Edhe pa u shprehur botërisht, ka qarkulluar “nën banak” ideja se orvatjet për ndryshimin e standardit nuk janë veçse përpjekje të krahut kulturor geg, përkatësisht katolik ose katolikocentrik, tashmë të hipur në pushtet, për të ndryshuar çfarë shihet, prej këtij krahu, si monument ose relikt i një periudhe tjetër, kur raportet e forcave midis gegëve dhe toskëve, Veriut dhe Jugut, përkatësisht katolikëve dhe ortodoksëve shqiptarë ishin të tjera nga sot.

(more…)

Read Full Post »

Më poshtë po përcjell përfundimet zyrtare të konferencës shkencore me temë “Shqipja në etapën e sotme: politikat e përmirësimit dhe të pasurimit të standardit”, që u mbyll sot, para pak orësh.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

%d bloggers like this: