Gjatë një mbledhjeje të qeverisë, ku u prezantua dokumenti i kuadrit makroekonomik dhe fiskal për periudhën 2012-2014 dhe projektprogrami buxhetor afatmesëm 2012-1014, kryeministri Berisha tha:
Ata që mendojnë të begatojnë vendin duke shkatërruar e luftuar të pasurit, ata që mendojnë se do të begatojnë vendin duke bllokuar privatizimet, koncesionet dhe partneritetin publik-privat, - tha Kryeministri - nuk bëjnë gjë tjetër veçse shpalosin alternativën e etërve të tyre, e cila nuk kthehet kurrë më në këtë vend. Sistemi marksist fiskal nuk ka e nuk mund të ketë të ardhme.
