Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘teatri i politikës’

nga Zampanò

A kanë një pikëlidhje urimet e kryeministrit Berisha për vitin e ri të “dekriminalizimit të shpifjes” me telekamerat që transmetojnë live mbledhjet e Këshillit të Ministrave? Po. Ekziston një pikë ku këto dy fenomene piqen e nuk është e vështirë të zbulohet.

Të gjithë e mbajnë mend se Berisha sapo erdhi në pushtet premtoi, në emër të transparencës, se do të lejonte mediat të transmetonin mbledhjet e qeverisë së tij edhe drejtpërdrejt. Që atëherë është bërë zakon që mbledhjet qeveritare të transmetohen pothuajse tërësisht nga televizionet, edhe pse me kalimin e kohës pakkush i ndjek. Është vallë ky xhest në të mirë të transparencës e të demokracisë në Shqipëri? Them që jo, sepse veprimi është më shumë populist se funksional.

(more…)

Read Full Post »

Komisioni hetimor i grupit parlamentar të PD-së ua ka rikthyer qytetarëve shqiptarë modelin e gjyqeve popullore. Funksioni i këtyre lloj gjyqeve është dyfish. Nga njëra anë këto gjyqe, duke mos pasur ndëshkueshmëri të rreptë ndaj dëshmive të rreme, funksionojnë si makinë propagandistike, gjë që nga ana tjetër justifikon dhe legjitimon funksionin e dytë të tyre, dhunën policore të ushtruar nga shteti.

(more…)

Read Full Post »

Nëse në Lashtësi e në Mesjetë ndodhte që mbretërit të visheshin si lypsarë e varfanjakë, për të përjetuar drejtpërdrejt jetën poshtë dhe për të mësuar çfarë mendonte populli për ta, mass mediat dhe ikonizimi total i fytyrave të udhëheqësve politikë e kanë bërë tashmë të pamundur këtë lloj eksperience.

Madje, sa kohë që këto mass media i kanë ulur udhëheqësit politikë dhe në përgjithësi celebrities në tavolinat e neve të gjithëve, atëherë aventurat incognito të mbretërve dhe liderëve të djeshëm tani do të kthehen kokëposhtë, në kuptimin që procesit anonimizues (ndërrimi i rrobave, maskimi, fëlliqja) do t’ia zërë vendin personizimi (impersonation) rrezatues.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë po ndodh me jetën politike në Tiranë nuk mund veçse të ndiqet si shfaqje – edhe pse nuk dihet sa janë përfshirë në këtë shfaqje aktorët vetë e sa u vënë mend suflerëve ose edhe reagimeve nga publiku në sallë.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,044 other followers

%d bloggers like this: