Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘teknokrati’

Për piktorin grek Apelles, të shekullit IV p.e.s., Plini i Vjetri rrëfen si njëherë një këpucar (sutor, në latinishte), teksa po shihte një vepër të tij të ekspozuar mu para atelijesë së piktorit, vërejti se kishte një gabim në mënyrën si ishte paraqitur këpuca e njërit prej personazheve në tablo.

Apelles-i, që ishte fshehur aty afër, dhe përgjonte se ç’thoshin njerëzit për veprën e tij, e dëgjoi këtë vërejtje të këpucarit dhe, po atë natë, e korrigjoi gabimin.

Të nesërmen, këpucarit i ra rruga sërish andej dhe kur pa që vërejtja e tij për këpucën kish qenë e drejtë, mori zemër dhe filloi të bëjë edhe disa vërejtje të tjera, për mënyrën si e kish pikturuar Apelles-i këmbën e po atij personazhi; me ç’rast Apelles-i vetë nuk duroi dot më, por doli që nga vendi ku ishte fshehur, duke thënë: ne sutor ultra crepidam, “këpucari le të mos shkojë më tutje.”

(more…)

Read Full Post »

Sot Shekulli Shinasi A. Rama, duke iu përgjigjur një kritike të Bledar H. Priftit, jep edhe disa mendime në lidhje me përkufizimin dhe rolin e intelektualit publik.

Meqë jam marrë edhe vetë me këtë çështje, madje më shumë se një herë, më duket me interes të komentoj disa pika të artikullit të Ramës të cilat lidhen drejtpërdrejt me të.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: