Këto ditë SHBA, por edhe mbarë bota, përkujtojnë 40-vjetorin e njërës prej ngjarjeve më të shënuara të shekullit XX e ndoshta të krejt historisë: zbritjes së njeriut të parë në Hënë.
Fitore e mrekullueshme e teknologjisë dhe e qasjes racionale-shkencore ndaj realitetit, “pushtimi” i Hënës prej njeriut pati fatin e mirë, ndryshe nga arritje të ngjashme, [...]
Posts Tagged ‘teknologjia’
HËNA DHE GËNJESHTRA
Posted in Media, Teknologji, tagged manipulimi nga mediat, mass mediat, misioni Apollo, teknologjia, teori komploti on July 15, 2009 | 11 Comments »
NGA FORMULARËT TE PARANOJA
Posted in Antropologji, Media, Sociologji, Teknologji, tagged automatizimi, burokracia, formulari, teknokracia, teknologjia on March 15, 2009 | 12 Comments »
Të gjithë do ta kenë dëgjuar shakanë se deveja nuk është gjë tjetër veçse një kalë i projektuar nga një komitet.
TEKNOKRACIA E GABIMIT (III)
Posted in Ekonomi, Sociologji, tagged gabimi, hubris, katastrofa, teknokracia, teknologjia on November 7, 2008 | 1 Comment »
Kur pushkatuan Dukën e Enghien-it, në 1804, me vendim të një gjykate ushtarake të Napoleon Bonapartit, u tha se shefi i policisë Fouché kishte shfryrë gjithë inat: C’est pire qu’un crime, c’est une faute (“Kjo është më keq se krim, është gabim”). Burime të tjera ia atribuojnë shprehjen Talleyrand-it.
TEKNOLOGJIA DHE DEMOKRACIA
Posted in Media, Politikë, Sociologji, tagged demokracia, teknologjia on October 28, 2008 | 6 Comments »
Si sistem politik, demokracia është gjithnjë e hapur ndaj zhvillimit teknologjik, edhe pse jo çdo teknologji i shërben vetvetiu demokracisë. Problemi vjen e bëhet specifik në kushtet e Shqipërisë, ku risitë teknologjike nuk shoqërohen me ndonjë kritikë ose reflektim të ndikimeve të teknologjisë në funksionimin e institucioneve dhe të vetë sistemit.
DIJE TE IMAGJINUARA (II)
Posted in Antropologji, Sociologji, tagged eksplorimi i hapësirës, realiteti virtual, shkenca, teknologjia on October 10, 2008 | 1 Comment »
Para pak vjetësh, dhe pikërisht më 15 janar 2004, presidenti amerikan Bush u parashtroi qytetarëve të vet një plan të ri ambicioz për eksplorimin e hapësirës, i cili parashikonte, ndër të tjera, ndërtimin e një baze të përhershme në Hënë dhe organizimin e një misioni me astronautë drejt planetit Mars. Nëse ideja e Bush-it ishte [...]
TEKNOLOGJIA E PLAÇKITJES
Posted in Kulturë, tagged ekonomia e tregut, mp3, muzika, teknologjia on September 10, 2008 | 21 Comments »
Steve Jobs, CEO i Apple Inc., i pushtoi të gjithë titujt e lajmeve sot, me të dhëna për veten dhe mallrat ekompanisë së vet. Produktet Apple, si telefoni iPhone, lexuesi MP3 iPod dhe shërbimi muzikor iTunes, gëzojnë shëndet të plotë dhe mbeten të preferuarat e publikut.
NË DORË TË ZOTIT
Posted in Politikë, Sociologji, tagged politika, teknologjia, totalitarizmi on January 25, 2008 | 4 Comments »
Entuziastët e ekonomisë së tregut të shpjegojnë se sa më shumë të përhapet një produkt i konsumit të gjerë, aq më shumë i ulet kostoja relative. Kjo vlen edhe për shërbimet që kanë të bëjnë me risitë teknologjike, p.sh. Interneti, ose telefonia celulare, ose kompjuteri personal.
Po këta entuziastë shpesh të shpjegojnë edhe se teknologjizimi i [...]
PREMTIMI VOYEURIST
Posted in Media, Sociologji, tagged mediat, përgjimi, private, publike, teknologjia on November 16, 2007 | 6 Comments »
Jetojmë në një kohë kur publiku po shndërrohet në një masë voyeuriste, teksa kufijtë midis privates dhe publikes vijnë e ndërdepërtohen deri në atë shkallë, sa as privatja e kulluar, as publikja e kulluar nuk mund të ekzistojnë më.
Teknologjia e ndihmon këtë qilizëm social, duke i përsosur e miniaturizuar e komodifikuar mjetet e përgjimit, të [...]