Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘televizioni’

nga Zampanò

A kanë një pikëlidhje urimet e kryeministrit Berisha për vitin e ri të “dekriminalizimit të shpifjes” me telekamerat që transmetojnë live mbledhjet e Këshillit të Ministrave? Po. Ekziston një pikë ku këto dy fenomene piqen e nuk është e vështirë të zbulohet.

Të gjithë e mbajnë mend se Berisha sapo erdhi në pushtet premtoi, në emër të transparencës, se do të lejonte mediat të transmetonin mbledhjet e qeverisë së tij edhe drejtpërdrejt. Që atëherë është bërë zakon që mbledhjet qeveritare të transmetohen pothuajse tërësisht nga televizionet, edhe pse me kalimin e kohës pakkush i ndjek. Është vallë ky xhest në të mirë të transparencës e të demokracisë në Shqipëri? Them që jo, sepse veprimi është më shumë populist se funksional.

(more…)

Read Full Post »

Videot janë bërë tani monedha politike kryesore në Tiranë: amatoriale, të fshehta, të hapura, nga kamera të sigurisë ose të televizioneve, me aktorë dhe pa aktorë.

Ekspertë të FBI-t amerikan paskan bërë nuk di ç’magji me serverin famëkeq të Kryeministrisë, duke shpëtuar pamjet e fshira sipas disave, ose duke vërtetuar që ka pasur pamje të fshira sipas disa të tjerëve, aq sa tani pritet që të lëshohet një fletë-arresti për vetë serverin – si hera e parë, në histori, që do t’i hidhen hekurat një sistemi kompjuterik.

(more…)

Read Full Post »

Dёshira pёr tё dalё nё ekran ekziston qё me shpikjen e televisorit. Natyrisht, ekrani ёshtё pararendёs i televizorit, por kinemasё sё hershme, i mungonte pёrmasa kolektive ndaj edhe njerёzit e shikonin mundёsinё pёr tё dalё nё film tejet tё vёshtirё, pothuajse tё pamundur. (more…)

Read Full Post »

Diçka e shëmtuar paska ndodhur në emisionin televiziv “Opinion” të TV Klan-it, të drejtuar nga B. Fevziu.

Lexoj nga M. Nano, në Res Publica, se ky emision paska lejuar filmimin dhe regjistrimin audio të të ftuarve në emision gjatë intervaleve publicitare pa dijeninë e tyre; dhe për t’i transmetuar këto filmime pastaj në mënyrë përzgjedhëse.

(more…)

Read Full Post »

A shihen televizione të huaja sot në Tiranë?

Këtë pyetje ua bëra shumë miqve e të njohurve që pata rastin të takoj, gjatë qëndrimit tim disajavësh në kryeqytet.

Të gjitha herët, përgjigjja që mora ishte JO. Kryeqytetasit nuk shohin televizione të huaja, me përjashtim të atyre që janë të apasionuar pas sportit, veçanërisht futbollit; dhe atyre të tjerëve, edhe më të shumtë, që e kalojnë kohën në lokale bastesh.

(more…)

Read Full Post »

Në kontekstin e diskutimeve rreth çështjes Pango vs. Top Channel, m’u kujtua një rast i ndodhur në Suedi, për të cilin kam dëgjuar vite më parë (për fat të keq, nuk e gjej dot tani referencën).

Siç dihet, në Suedi dhe në përgjithësi në vendet skandinave, opinioni publik është veçanërisht i ndjeshëm ndaj rrezikut të ndotjes elektromagnetike – shtyllat e tensionit të lartë, telefonia celulare, etj.

(more…)

Read Full Post »

Ka shumë njerëz në rrugë, të thonë; shumë kallaballëk.

Pastaj ti del, vjen rrotull nëpër qendër, shkel rrugët dhe sheshet, negocion me automjetet në udhëkryqet, shmang tryezat e shtruara në trotuaret, nuk gjen karrige të ulesh në kafenetë; admiron pallatet majtas, pallatet djathtas, pallatet në veri dhe në jug, pallatet që ua zënë diellin pallateve të tjera; dhe në fund hakmerresh duke i rënë diagonalisht bulevardit të mbushur me gjithfarë veturash, targash e alfabetesh, që kanë ngecur në trafik.

(more…)

Read Full Post »

NJË GUR, DY ZOGJ

Një shaka e kanalit televiziv Imedi, në Gjeorgji, bëri që shumë qytetarë të atjeshëm të përfshihen prej panikut.

Në emisionin e lajmeve, kanali Imedi njoftoi se tanket ruse sapo kishin pushtuar kryeqytetin Tbilisi dhe presidenti Saakashvili kishte mbetur i vrarë.

(more…)

Read Full Post »

Pas 11 shtatorit 2001 në SHBA, ishin të shumtë amerikanët që u deklaruan të gatshëm për të sakrifikuar pak nga “liria” e tyre, në emër të shtimit të sigurisë. Edhe pse nuk është lehtë të kuptohet se çfarë kanë parasysh njerëzit me “liri”, kam frikë se, në rastin konkret, liria nuk ishte veçse një fjalë-kod për privatësinë.

(more…)

Read Full Post »

Para si nja dy javësh, disa ditë pas publikimit të përgjimeve të një një skandali gjoja seksual të Ministrit të atëhershëm të Kulturës nga stacioni televiziv komercial Top Channel, pashë për herë të fundit një episod të Fiksit …

(more…)

Read Full Post »

 

Për çfarë ndodhi me ish-ministrin Ylli Pango mund të diskutojmë dhe, në të vërtetë, kemi diskutuar nga disa këndvështrime: abuzimi prej zyrtarit të lartë në detyrë, shkelja e privatësisë të një personi publik, roli i televizionit komercial në demaskimin e krimit… Të gjitha këto aspekte janë të lidhura mes tyre, por njëkohësisht u referohen dukurive të ndryshme të jetës publike dhe private, në një vend që kërkon të modernizohet, si Shqipëria.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: