Te ResPublica është hapur një debat për Tiranën: është apo jo qytet i bukur. Debati i referohet një deklarate kalimthi të regjisorit italian Marco Bellocchio, por edhe një op-edi pasues të Eda Derhemit.
Në fakt ka një Tiranë për qytetarët e vet, një Tiranë të dytë si kryeqytet i Shqipërisë për të gjithë shqiptarët; një të tretë për tiranasit e dikurshëm, si unë dhe Eda, që jemi larguar tashmë që andej; dhe një të katërt, për turistët si Bellocchio.
Janë së paku katër qytete të ndryshme (një i pestë do të ishte Tirana për studentët e dikurshëm, që më pas janë larguar që andej; por kjo nuk na intereson këtu), me disa të përbashkëta të papërfillshme.
