Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘totalitarizmi’

Gazeta shqiptare boton sot një intervistë të Fatmira Nikollës me Skënder Sherifin, i cili shpjegon se si e ka ndaluar antropologun e madh Claude Lévy-Strauss që të vizitojë Shqipërinë në fillim të viteve 1970.
Meqë Claude Lévy-Strauss nuk ka nevojë për prezantim, po mjaftohem të them se Skënder Sherifi është poet dhe autor relativisht i njohur [...]

Read Full Post »

Se pse i janë kthyer masat e shqiptarëve – dhe mass mediat e Tiranës – adhurimit të Enver Hoxhës, kjo nuk është nga ato çështje që mund t’i zgjidhim me një shkrim në blog; por që gjithnjë ia vlen të diskutohen.
Midis viteve 1985 dhe 1991, Tirana i shërbeu si teatër një spektakli të përsëritur – [...]

Read Full Post »

Kur më zuri syri sot letrat e Enver Hoxhës drejtuar së shoqes në 1960 që “Shekulli” i kish botuar në faqen hyrëse, m’u kujtua një lajm që pata lexuar diku, për një sondazh të kryer në Rusi, sipas të cilit 20% e rusëve do ta shihnin me ngazëllim Stalinin të kthyer në krye të punëve, në [...]

Read Full Post »

Konsumi i librit në format elektronik i bashkëlidhet pandashëm kompjuterit, por si teknologji përjetoi një hop të vërtetë sasior qëkur u përqafua nga Amazon.com, nëpërmjet formatit Kindle.
Për ata që nuk e dinë, po sqaroj se Kindle është një platformë për të lexuar kryesisht e-libra, të cilët si rregull shkarkohen pa tel, nëpërmjet rrjetit SPRINT (në [...]

Read Full Post »

Gazeta “Shekulli” botonte sot, në krye të faqes, një foto të patriarkut totalitar Hysni Kapo nxjerrë dikur në vitet 1970, ku shfaqet edhe kryeministri i sotëm Berisha, në rolin e një figuranti entuziast.
Në vështrim të parë, duket sikur kjo foto ka për synim të goditë kreun e PD-së nëpërmjet bashkëlidhjes me krerët komunistë të djeshëm [...]

Read Full Post »

Sakrifica individuale si mesazh ndaj publikut, popullit, shtetit ose institucioneve gjithnjë përfaqëson një dilemë morale; edhe pse heronjtë gjithnjë i admirojmë dhe përpiqemi t’ua sjellim brezave të rinj si role models, askush nuk shpreson vërtet se këtyre brezave mund t’u kërkohet, seriozisht, që të sillen heroikisht në rast nevoje.

Read Full Post »

Roli i formave dhe mekanizmave të mohimit në shqipen totalitare është vështirë të ndahet nga funksionet retorike të mohimit gjuhësor në përgjithësi, edhe pse ka disa ndërtime specifike që ndeshen veçanërisht shpesh brenda ligjërimit totalitar dhe mund të interpretohen lehtë si të përshtatshme për qëllimet e atij ligjërimi.

Read Full Post »

Ligjërimi ballafaques ishte ai lloj ligjërimi totalitar me të cilin folësi i drejtohej tërthorazi armikut të jashtëm, ose atij armiku të cilin regjimi nuk e trajtonte dot njëlloj si armikun e brendshëm, duke e asgjësuar fizikisht ose duke e zhdukur nga sfera publike.

Read Full Post »

Një mënyrë tjetër për t’iu afruar temës së dyzimit të personalitetit nën totalitarizëm do të ishte analiza e pritjes që i është bërë, në vite, shkrimtarit kombëtar Ismail Kadare nga lexuesi shqiptar.
Edhe këtu qasja ime do të jetë fund e krye spekulative, sepse Kadareja është jo vetëm ende aktiv si shkrimtar dhe shumë i pranishëm [...]

Read Full Post »

Nuk jam as i pari as i fundit që e vras mendjen për shkaqet e maskarallëkut që mbizotëron çdo sferë e çdo instancë të jetës shqiptare sot – private dhe publike, të elitave dhe të masës, të qytetit dhe të fshatit. Varfëria materiale, materializmi, parazitizmi, mungesa e një feje të konsoliduar, mendësia e ashtuquajtur “anadollake”, [...]

Read Full Post »

Older Posts »