Prej muajsh po vazhdon një përpjekje institucionale, në Shqipëri dhe në Kosovë, për ta futur Eposin tonë të Kreshnikëve në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s.
Gazeta Shqiptare njofton sot se grupi i punës i Ministrisë së Kulturës, i ngritur për këtë qëllim, ka miratuar më në fund strategjinë që do të ndiqet për aktivitetet dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës të dosjes së Eposit.
