Feeds:
Posts
Comments

Posts Tagged ‘vetëvrasja’

Nga vetëvrasjet “e mëdha” gjatë viteve të regjimit totalitar, më e bujshmja ishte pa dyshim ajo e kryeministrit Mehmet Shehu, në 17 dhjetor 1981, në përfundim të një konflikti politik sekret dhe të pamëshirshëm.

Rreth historisë së kësaj vetëvrasjeje është ndërtuar baza leximtare, madje edhe reputacioni, e pothuajse krejt memorialistikës politike post-totalitare në mediat; nuk është vendi këtu për të shkruar rreth motiveve të saj, të shfaqura dhe të supozuara; as për të diskutuar nëse ishte vërtet vetëvrasje apo jo.

Na intereson, përkundrazi, qëndrimi zyrtar i regjimit, i shprehur nëpërmjet fjalës së Enver Hoxhës, ndaj këtij akti.

(more…)

Read Full Post »

Arratisjen regjimi totalitar e dënonte me ashpërsi të madhe, madje të pazakonshme edhe sipas standardeve të kohës: 15 vjet ose me vdekje, nëse e mbaj mend mirë. Nuk di si mund të ketë qenë përligjur kjo ashpërsi, nga pikëpamja juridike – tek e fundit, kush arratiset, nuk bën asgjë drejtpërdrejt kundër regjimit (shtetit, popullit, etj.), përveçse ta refuzojë në rrafshin individual, t’i thotë që nuk dëshiron të ketë më punë me të.

Njëlloj si arratisja, ndëshkohej edhe vetëvrasja – edhe pse jo me vdekje (deri në 8 vjet heqje lirie, gjithnjë nëse e mbaj mend mirë). Ndryshe nga feja e krishterë, e cila e dënonte vetëvrasjen me argumente, si të thuash, teologjike – jetën ta ka dhënë Zoti dhe vetëm Zoti mund të ta marrë, etj. – për regjimin totalitar vetëvrasja përfaqësonte, para së gjithash, një akt antisocial, si refuzim për të qenë pjesë e totalitetit.

(more…)

Read Full Post »

“Il n’y a qu’un problème philosophique vraiment sérieux : c’est le suicide”, shkruan Camus-ja në faqen e parë të esesë së vet për Mitin e Sizifit.

I vetmi problem filozofik vërtet serioz është vetëvrasja. Këto ditë, pas asaj çfarë i ndodhi mikut Dan Klosi, e kam çuar shpesh në mendje këtë thënie, duke u munduar jo aq ta kuptoj, sa ta vendos në kontekstin e së përditshmes sime dhe të së tjerëve, që u prekën drejtpërdrejt nga ajo vdekje.

(more…)

Read Full Post »

Në komentin e vet, Arti me të drejtë vuri në dukje që buja rreth një vetëvrasjeje të një njeriu të njohur mirë nga publiku gjithnjë mund dhe duhet të shfrytëzohet për të përndjeshmuar opinionin rreth çrregullimeve mendore, të cilat shpesh i paraprijnë një akti të tillë ekstrem.

Çështja më duket delikate, nga shumë anë; sidomos në bazë të gjithçkaje kam lexuar këto ditë ankthi dhe kërkimi frenetik për përgjigje të pyetjeve që më mundojnë.

Në rastin e tanishëm, kam frikë se mjekët mund dhe duhej të kishin bërë më tepër për të parandaluar shkallëzimin, sa kohë që kishte pasur orvatje të përsëritura për vetëvrasje, në të shkuarën, të cilat kishin dështuar për arsye të ndryshme. Psikiatrit e kanë të qartë, më shumë e më mirë se ne të tjerët, që këto orvatje duhen marrë me seriozitetin më të madh dhe duhen trajtuar me po atë kujdes dhe përparësi që i kushtohet, bie fjala, një infarkti të zemrës në urgjencën kardiologjike – meqë gjithnjë është fjala për të shpëtuar një jetë njeriu.

(more…)

Read Full Post »

Dan Klosin e varrosën sot pa ia kursyer lëvdatat, të merituara – vetëm se, duke i dëgjuar dhe lexuar fjalët e mira, vështirë të mos mendoje se qoftë edhe një e dhjeta e tyre do t’i kishin dhënë shumë zemër të ndjerit, kur ishte ende gjallë.

Duhet të jesh pak i vrazhdë në perceptim, ose ndoshta edhe krejt i pandjeshëm e kushedi edhe pak i trashë nga trutë, që t’ia kuptosh vlerën tjetrit vetëm kur ai largohet përgjithnjë nga kjo jetë. Në rastin e Dan Klosit, pastaj, kjo vlerë nuk do të zëvendësohet dot – njëlloj si të ishte fjala për një artist të madh të mirëfilltë.

Prej kohësh ai bënte diçka të rrallë për kulturën shqiptare: ia katalizonte ngjarjet. Këtu një përkthim, atje një prezantim libri, më tej një shfaqje teatri, pastaj një kiosk në një panair, një kurs për studentët. Publiku i gjerë hynte kësisoj në kontakt me kulturën – dhe këtu kam parasysh autorë të kalibrit të Kafka-s, Brecht-it, Böll-it, Dürrenmatt-it dhe dhjetëra të tjerëve.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

%d bloggers like this: