Posted in Politikë, Sociologji, tagged E djathta amerikane, feja në politikë, fundamentalizmi i krishterë, fundamentalizmi islamik, islamofobia, kryqtarët, Tea Party, xhihadi, xhihadizmi on September 4, 2011 |
14 Comments »
nga Besnik Sinani
Për sa mundem të mbaj mend, hera e parë që kam ndeshur në median amerikane që fjala “jihad” (xhihad) të përdoret, jo për të përshkruar veprimtarinë e luftëtarëve fanatikë, anti-perendimorë të fshehur në malet e Afghanistanit, por si fjalë e integruar në leksikun e anglishtes për të përshkruar një qëndrim social organik, konservator e me ngjyrim fetar ishte më 1999, kur kryetari i Bashkisë së New York-ut në atë kohë, Rudy Giuliani, hodhi në gjyq Muzeun e Brooklyn për ekspozimin e Holy Virgin Mary të Chris Ofili, të kompozuar me bajga elefanti, ekspozim që u konsiderua fyes nga besimtarët katolikë në Amerikë. Një gazetë New York-eze e quajti përplasjen e Giulianit me Muzeun dhe përpjekjen e tij për të ndalur fondet shtetërore për muzeun si “xhihadi i Giulianit.”
(more…)
Like this:
Like Loading...
Read Full Post »